Një vit pandemi nga COVID, 43 mijë të punësuar më pak! Eksperti: Shifra më e lartë, por nuk përfshihen punonjësit 'në të zezë'

Pandemia COVID-19 ka goditur shumë tregun e punës, duke e çuar nivelin e papunësisë në 11.8%, nga 11.2% që ishte në fund të vitit 2019. Sipas të dhënave të INSTAT numri i të punësuarve është ulur me 43.400 persona më pak. Në total në fund të dhjetorit 2020 numri i të punësuarve ishte 1,231,452 qytetar nga 1,274,857 në fund të 2019.

Por eksperti për çështjet sociale dhe të punësimit Erion Muça thotë se papunësia është më e thellë, pasi në këto shifra nuk përfshihen informalët.

“Shifrat janë edhe më të thella se sa publikohen dhe sa na paraqiten sepse ne kemi një treg ku informaliteti mbizotëron, ka të punësuar të padeklaruar dhe të vetëpunësuar që nuk përfshihen në këto statistika”, thotë eksperti Muça.

Në total sipas të dhënave të INSTAT në fund të vitit të kaluar janë regjistruar 165,485 të papunë, shifra më e lartë që nga tremujori i dytë i vitit 2019. Sektorët që kanë pasur ndikim më të madh negativ nga pandemia kanë qenë shërbimet, turizmi dhe fasoneritë, që në luftë për mbijetesë kanë reduktuar numrin e punonjësve. Nga ana tjetër janë mbi 13 mijë të punësuar më pak edhe në sektorin bujqësor.

Punësimi pritet të ketë vështirësi edhe këtë vit zgjedhor, prandaj Muça thotë se duhet të merren masa nga qeveria e ardhshme, për ta rimëkëmbur sektorin.

“Punësimi të përbëjë prioritet të çdo politike qeverisëse të mos jetë efekt i prioriteteve të tjera, duke e marrë të nënkuptuara që do të kenë efekt në rritjen e punësimit”, sqaroi eksperti.

Po ashtu janë 20.928 qytetar më shumë se në tremujorin e katërt të 2019, që janë regjistruar si punëkërkues në sistem, për periudhën tetor-nëntor-dhjetor 2020.

NUMRI I TË PUNËSUARVE NË SHQIPËRI

Viti 2020         1,231,452 persona

Viti 2019         1,274,857 persona

Diferenca           43,405 persona

TË PAPUNËT E REGJISTRUAR SI PUNËKËRKUES

Viti 2020                 91,452 persona

Viti 2019                 70,524 persona

Diferenca                 20,928 persona

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar