Një zgjidhje për ndryshimet klimatike? Shkencëtarët zbulojnë planin e diskutueshëm

Një zgjidhje për ndryshimet klimatike? Shkencëtarët zbulojnë planin e diskutueshëm

Spërkatja me kripë 11 milje mbi planetin tonë mund të ngadalësojë ritmin e ngrohjes globale, kanë sugjeruar shkencëtarët. Ky plan i fundit 'gjeo-inxhinierik' mund të ndalë rritjen e temperaturave duke reflektuar më shumë rrezet e diellit, thonë shkencëtarët.

Shpresohet se grimcat e kripës do të reflektojnë energjinë e diellit në hapësirë, duke e ndaluar ngrohjen globale të tokës. Koncepti i çuditshëm bazohet në efektin e ngjashëm të ftohjes së shpërthimeve vullkanike në atmosferë.

Megjithatë, planet e tilla gjeo-inxhinierike nuk janë pa kundërshtime. Disa shkencëtarë paralajmërojnë se ftohja artificialisht për të luftuar ngrohjen globale mund të shkatërrojë planetin tonë nëse procesi është ndalur papritmas. Gjeo-inxhinierët  shohin si një 'plan B' kundër ndryshimeve klimatike, që do të hyjë në fuqi nëse marrëveshjet globale për reduktimin e gazrave serë dështojnë.

Ekspertët e mëhershëm kanë sugjeruar një tullumbace gjigante heliumi, madhësia e Stadiumit të Wembley mund të pompojë pikat e sulfateve dhe grimcat e aerosoleve në stratosferë. Një plan tjetër i çuditshëm përfshinte fluturimin e një pasqyre gjigande në hapësirë ​​për të pasqyruar rrezet e diellit, shkruan The Times.

Robert Nelson, një studiues në Institutin e Shkencave Planetare të SHBA propozoi idenë e fundit në një konferencë në Teksas.
Dr Nelson e kuptoi se mund të krijonte njolla të ngjashme të bardha në Tokë duke përdorur klorid natriumi, ose kripë të zakonshme të tryezës. Ai tha se kripa e tavolinës nese spërkatet në troposferën e sipërme do ta bënte atmosferën më të bardhë dhe nuk do të ndikonte negativisht në sistemet e motit. Ai beson se kjo do të ishte substanca më e gatshme, e sigurt dhe reflektuese për këtë punë.

Ai gjithashtu shqyrtoi mundësinë e përdorimit të oksidit të aluminit dhe dioksidit të squfurit të cilat kanë qenë të lidhura me shkaktimin e sëmundjeve të mushkërive dhe shiut acid.
Robert Nelson propozoi testimin e hipotezës së tij mbi një zonë që pritet të ndikohet keq nga ndryshimet klimatike.

 

Ndërsa rezultatet e hulumtimeve tona janë shumë premtuese, ne jemi në fillim të hulumtimit dhe punës shtesë që nevojitet për të kuptuar se deri në ç'masë efektet e hipotezuara në atmosferë mund të realizohen. Edhe nëse do të ishte e suksesshme, kjo do të ishte një zgjidhje paliative, jo një zgjidhje përfundimtare.

Robert Nelson, studiues në Institutin e Shkencave Planetare të SHBA

 

Megjithatë, Matthew Watson, një ekspert i gjeo-inxhinierisë në Universitetin e Bristol, ka paralajmëruar se klori mund të thyejë shtresën e ozonit si klorofluorokarbonet.

Kripa gjithashtu mund të prishë formimin e reve, paralajmëroi ai.



(Plani skicë gjeo-inxhinierik i skpërkatjes së atmosferës me kripë)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)