Ndër çështjet më të përfolura prej dekadash, që së fundmi ka sjellë dhe angazhimin intensiv të liderëve botërorë është ngrohja globale, e cila mund të rrezikojë seriozisht stabilitetin e Tokës.
Së fundmi, kryeshtetarët nga e gjithë bota ishin të pranishëm në Samitin Botëror të Veprimit për Klimën COP 28, të mbajtur në Dubai, ku u diskutua për parandalimin e katastrofave natyrore që mund të vijnë nga ky fenomen.
Analizat e shumta dhe parashikimet janë konkretizuar me anë të një videoje, e cila pasqyron se si disa qytete të botës do të dukeshin nëse temperatura e tokës do të rritej me 3 gradë celsius.
Në video duket se me rritjen e temperaturës së tokës shumë qytete të botës do të përmbyten, ku niveli i ujit do të arrijë një nivel relativisht të lartë.
Shkencëtarët thonë se rritja e vazhdueshme e nivelit global të deteve do të vazhdojë për shumë dekada me rritjen e temperaturave.
Analiza nga Climate Central, një grup jofitimprurës kërkimor për klimën, ilustron rrezikun me të cilin përballet planeti ynë nga ngrohja globale.
Një raport i fundit i Kombeve të Bashkuara tregoi se planeti ynë aktualisht është në “rrugën e duhur” për t'u ngrohur deri në 2.9 gradë.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024
25 Dhjetor 2024, 17:38
-
Konferenca e OKB-së për Ndryshimet Klimatike/ Guterres – liderëve botërorë: Paguani ose përballuni me fatkeqësitë nga klima
12 Nëntor 2024, 16:12
-
2024 pritet të jetë viti më i nxehtë në histori
10 Nëntor 2024, 20:12
-
A po e vret globin ngrohja globale? Çifti britanik bën foto në të njëjtin vend pas 15 vitesh dhe ndryshimi është i frikshëm
6 Gusht 2024, 14:41
-
Planeti përjetoi prillin më të nxehtë në histori, shkencëtarët paralajmërojnë: 2024 mund të thyejë rekordet e nxehtësisë për të dytin vit radhazi
8 Maj 2024, 07:46
-
Dita e Tokës/ Shkencëtarët: Europa, kontinenti që po ngrohet me shpejtësi
22 Prill 2024, 13:10
-
Agjencia e OKB-së për motin ngre alarmin për ngrohjen globale
23 Mars 2024, 19:46
-
Ngrohja globale, bota kalon ‘kufirin’ 1.5 gradë celsius gjatë viti që lamë pas! Shkencëtarët: Po përjetojmë periudhën më të ngrohtë
8 Shkurt 2024, 14:57
-
Agjencia e OKB-së për motin: Vitit 2023, më i nxehti në histori
30 Nëntor 2023, 21:35
-
A mundet ngjyra më e bardhë në botë të shpëtojë Tokën?
19 Nëntor 2023, 19:59
-
OKB: Ngrohja globale do ketë ndikim negativ në furnizimin ushqimor në botë
12 Gusht 2023, 13:39
-
Vala e të nxehtit, ja çfarë po ndodh me planetin tonë! Shkenca: Dioksidi i karbonit fajtori më i madh për ngrohjen globale
24 Korrik 2023, 13:24
Duhet te tregonin si do te duket dhe bregdeti shqiptar me /investimet strategjike/ dhe te tjerat.Drejt ngrohjes globale po shkojme,eshte thjesht ceshtje kohe,jo ne se,por kur!
Përgjigju