‘Njëherë trajner i Interit, përgjithmonë trajneri im’. Presidenti i zikaltërve falenderon Spalletti-n

‘Njëherë trajner i Interit, përgjithmonë trajneri im’. Presidenti i zikaltërve falenderon Spalletti-n

Luciano Spalletti nga sot nuk është më trajner i Interit. Italiani edhe pse nuk fitoi asnjë titull ka patur gjithmonë rrespektin e tifozëve, të cilët e vlerësojnë jashtëzakonisht shumë për rikthimin e klubit në “Champions League”, por edhe për harmoninë që është munduar të mbajë në skuadër.

Respekti për të nuk vjen vetëm nga tifozët e thjeshtë, por edhe nga një special, siç është presidenti i Interit Steven Zhang. Në rrjetet sociale pas shkarkimit Zhang ka shkruar:

“Një trajner, një mësues, një mik. Ke dhënë gjithmonë më të mirën, në diell edhe në shi. Kjo aventurë 2 vjeçare do të thotë shumë për Interin dhe mua personalisht. Nuk do ta harrojmë kurrë përkushtimin tënd, ndaj të falenderojmë nga thellësia e zemrës. Njëherë trajneri i Interit përgjithmonë trajner im. Faleminderit Spalletit.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë