Njëri djalë i erdhi pa kokë nga Turqia, tjetri u vra dhe u hodh lakuriq, borxhi vijon t'i përndjekë prej 11 vitesh, ngujohet familja: Jemi në terror

Nora Diamanti dhe Mikael Hoxha rrëfejnë historinë e përndjekjes për një borxh prej 7 mijë euro, që la vëllai Albert Hoxha pasi u ekzekutua në Greqi, ndërsa trupi i djalit tjetër të burrit nga martesa e parë erdhi i coptuar, pa kokë nga Turqia si pasojë e një aksidenti.

"Dua te them që kanë ndodhur ca probleme me atë byrazerin që ma kanë vrarë. Kërkojnë tani…nuk e di cfarë ka bërë më përpara dhe na kërkojnë lekë ne. Nuk e di cfarë ka marrë borxh, cfarë ka bërë. Ai i mori të tëra me vete, si i thonë fjalës. Ata po më bien në qafë mua tani. Po më kërkon mua me foto, me të tjera. Isha në Vlorë punoja me familjen time, isha shkëlqyer, isha rehat përse duhet më dali mua ky problem" thonë Mikale Hoxha dhe Nora Diamanti.

Kështu e nisin rrëfimin e tyre nënë e bir, nga Berati. Nora Diamandi është nëna e Mikael Hoxhës, djalin që lindi nga martesa e dytë me Hasan Hoxhën. Rrëfimi i pazakontë e ka zanafillën nga një ngjarje e rëndë që nis pas vrasjes se Albert Hoxhës, më 21 mars 2008 në Greqi. Alberti është një nga dy fëmijët e Hasanit, nga martesa e tij e parë me një grua tjetër. Nora është njerka, e cila bashkë me djalin e saj përndiqen sot nga persona të cilët kërkojnë ende një borxh të madh, të pashlyer, që la pas nga vdekja e tij, Alberti.

Grupi në të cilin ai ishte i implikuar kryen ekzekutimit e tij, ndërsa u vunë në prangat e polices greke. Por me vdekjen e tij u hap një tjetër kapitull, ai i kërcënimeve. Ndërsa asokohe familja e të ndjerit jetonin dhe punonin në Greqi, merrnin kërcënime të vazhdueshme edhe kur Alberti ishte ende gjallë. Borxhlinjtë u kërkonin parë familjes. Ata arritën të shlyenin vetëm 2 mijë euro, ndërsa Alberti jetonte i fshehur. Deri kur në vitin 2008 ai u morr peng e më pas u ekzekutua. Familja identifikoi trupin e pajetë, ndërsa me ikjen e djalit vijoi persekutimi ndaj tyre.

Një tjetër kërcënim iu bë familjes në vitin 2010. Persona të paidentifikuar morën më numër privat dhe kërkuan 7 mijë euro nga borxhi që u kishte Alberti, i cili gjeti vdekjen nga një plumb pistolete në kokë. Nën presion dhe terror, familja arriti të shlyente vetëm 3 mijë euro nga 7 mijë eurot e borxhit.

Pas këtij kërcënimi familja njoftoi policinë greke, ndërsa kjo e fundit i pajisi me aparat përgjimi për të zbardhur të vërtetën e plotë të ngjarjeve që vijuan më pas. Me të marrë të dhëna lidhur me kërcënimet bërë familjes, këta të fundit pajisen me një dokument dhe transferohen në drejtim të Suedisë, në kërkim të një azili atje. Në Suedi ata jetuan nga viti 2013-2014. Në këtë kohë bashkëshorti Hasani sëmuret dhe kthehen në Shqipëri duke refuzuar kështu edhe azilin.

Kthimi në Shqipëri nuk ishte shpëtim për familjen Hoxha, pasi për ta rinis përndjekja. Me t'u kthyer në Berat rinisën kërcënimet, fillimisht në rrjetet sociale dhe më pas në telefon. Borxhi nuk ishte shlyer i gjithi, ndërsa kërkoheshin edhe 4 mijë euro të tjera. Ky ishte kërcënimi dytë që familja duhej ti përgjigjej me kthimin e parave, sasi të cilat familja e ka të pamundur ti shlyejë në kushte që ndodhet. Mikaeli, vëllai nga babai i Albertit, duhet të mbyll një herë e përgjithmonë borxhin e 11 viteve më parë që la pas vdekjes Alberti. Borxh të cilin familja ka mundur ta mësojë pas kërkesës dhe kërcënimeve që i përndjek sot e kësaj ditë.

Hasan Hoxha babai i tre djemve dhe i një vajze u nda nga jeta tri vite më pare, i helmuar në shpirt pas vdekjes së dy djemve Albertit në Greqi dhe të një djali tjetër Neritanin, ky i fundit vdiq në Turqi pas një aksidenti. Dy djemtë nga bashkëshorti nuk i jetojnë më, ndërsa Nora Diamantit i kërcënohet djali i saj.  Mikael Hoxha është i martuar me dy fëmijë, ndërsa jeton me frikë. Pas kthimit në Shqipëri ata u shpërngulën nga Berati në Vlorë. Këtu nis seria tjetër e kërcënimeve, kësaj here ai kërkohet nga përndjekësit me foto në të gjithë qytetin bregdetar. Ai rrëfen për tre episodet.

"Vijnë te një lokal dhe i kishin thënë një personi nëse e keni parë këtë? Ai kishte thënë nuk e njoh. Kur vajta unë, ai më tha, unë mendova se po bënte shaka. I thash nuk kam lidhje. E dyta është ajo që na tha një grua, cfarë ke bërë se të kërkonin në foto. E treta i shkojnë mamasë te lavazhi i thonë e ke parë këtë se kemi një hesap të vjetër me këtë, i vëllai i vdiq, tani kërkojmë borxhin. Mamaja i tha cfarë do i bësh këtij, sdo i marrësh jetën për aq lekë. Ai tjetri i kishte thënë mamasë që do i marr lekët" tha ai.

Sot ata janë larguar nga Vlora. Strehuar në një tjetër qytet, për të humbur gjurmët ndodhta për pak kohë, me shpresën se ky rast që po bëhet publik do të shkojë në institucionet kompetente që ata të mos flenë dhe zgjohen me makthin e vazhueshëm që i përndjek afro një dekadë. Një histori e pazakontë, por e parë në filmat serial më të ndjekurit e këtyre viteve të fundit. Një histori shqiptare, në dhjetra që rrëqethin çdo ditë.

Dëshmia e plotë e Nora Diamantit në emisionin 'Pa Gjurmë'

Si u vra djali i parë i burrit: Trupi erdhi pa kokë nga Turqia
Djalin e parë e humba në Turqi. Në moshën 15-vjeçare iku në Turqi ndërsa në moshën 21-vjeçare ndërroi jetë. Ai ndërroi jetë në gjumë, pasi nuk pranoi të shkonte në spital. Vjen trupi, dajot nuk donin të hapej arkivoli, burri tha do ta hap. Kur e hapi, nuk e linin ta kapte, pasi nuk kishte kokë, vetëm krahasori. Gjynah, djali 21-vjeç. Arkivoli ishte i mbyllur me çelës. Ne e hapëm që ti vinim kostumin, ta bëja dhëndër...Pasi varrosëm djalin shkuam në shtëpi të merrnim një përgjigj. Ia tham asaj, ajo na tha dilni përjashta, atë e di unë. E ka vrarë ky (burri im) tha ajo. Nuk e denoncuam.  

Djali i dytë që u vra për shkak të borxhit Albert Hoxha
Cfarë kusuri kam unë të vuaj tani me djalin. Unë dua një mbrojtje nga shteti, që të më ndihmojnë. Kërcënohem nga disa persona që nuk i njoh, më erdhën atje, pashë fytyrën e djalit. Ishin dy persona që erdhën te puna. U bëra kafe, se thanë duam një. Ndenjën një cikë dhe më thanë ka ardhur ndonjë njeri me këtë fytyrë të lajë ndonjë makinë këtu. I thash jo, nuk e di. Po bëj një vit këtu. I thash nuk e ke parë këtë fytyrë. Ai ndoshta edhe mund ta dinte por nuk e jepte veten. I thashë cfarë do të bësh me këtë? Ai tha do të flas me të atin? I thash të atin e njoh e kam fqinj, por cdo të flasësh me atë, ai ka vdekur. Djali ka marrë borxh apo është marrë me...nuk e di.

Pasi e martova djalin, iku mori shtëpi vetë dhe e kompletoi, por nuk e di si i mori. Ai tha se lekët i mori te një shok, por nuk di gjë më shumë. Kishte marrë 7 mijë euro. Djali na mori në telefon, më tha jam në punë, prit të vijë nuk erdhi. Shkova në spital. I thashë burrit më mori Berti më tha do të vij, por nuk erdhi. Pas dy ditësh merr burrin, 'o ba, ku je', 'birë tha ky' më mori malli, i tha kisha ca punë, po ca pune kishe tha ky, sa ti thoshte burri jam mirë, e mbyllën, ata mund ta kishin marrë peng djalin. 25 ditë nuk dinim asgjë më.

Vdekjen e morëm vesh nga Bashkim Zeneli, ambasadori që ishte atë kohë në Greqi. I tha burrit që djalin tënd e kemi gjetur të vdekur. Trupi ishte hedhur lakuriq, zbathur, vetëm me pantallona dhe e kishin hedhur në një lagje të Athinës. Kërcënimi i parë, erdhën dy persona në banesë dhe kërcënuan burrin me armë në kokë, bëhet fjalë për 7 mijë euro. Ata thanë do na falni se u ka vdekur djali, por ne duam lekët. Një person, që tha se kishte emrin Arjan, tha se kërkonte lekët. Burri tha se atij 'Dashit' që pretendonte 7 mijë euro, i lamë 3 mijë euro. Ai tha nëse keni larë 3, keni edhe 4 mijë euro. Tani jetojmë të ngujuar, nuk na zë gjumi tërë natës, na sjellin fqinjët bukë.

Djali tregon kërcënimet në Vlorë: Ja si më erdhën në lokal dhe më kërcënuan
U futa në punë në Vlorë.  Cdo gjë ishte në rregull. Shkoj një ditë në një lokal për të pirë kafe dhe vjen djali i lokalit duke qeshur dhe më thotë, unë të pashë tani në telefon te njëri dhe të kërkonin. Po të pyes ty se cfarë ke bërë? I thash nuk kam pasur asnjë problem. Ai më tha se unë e kërkoj këtë? Ata ikën më pas. I thashë nuk kam bërë gjë, ose më ngatërrojnë. Unë e kuptova se ishte kërcënim. Rasti i dytë ishte po në Vorë, kur nusja e xhaxhait vjen na takon dhe ngriu. Më tha unë të pashë në një fotografi, të kërkonin dy persona. Pas kësaj ikëm nga Vlora natën, tani jetojmë të ngujuar në një tjetër qytet. U them atyre personave të më lënë rehat, kam familjen time, kam gruan shtatzënë. Në polici vajta, u ankova, por nuk e morën seriozisht.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 20/09/2019 16:44

    Ju erdhi embel kur mbushet duart me para borxh si tu pergjigjen kur kishit hall ashtu duhet tja kthenit tjetri ja hoqi familjes se tij per rju ndihmuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City