Probleme me zemrën, 'Roni i Shijakut' në spital, Gjykata jep masën e sigurisë arrest me burg

Arrest me burg për Hekuran Hoxhën, 48-vjeçarin i njohur ndryshe si "Roni i Shijakut". Hoxha u arrestua tre ditë më parë, ndërsa ka pësur përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe për rrjedhojë ka përfunduar në spital. Report Tv mëson se "truri" i bandës së Shijakut vuan nga një problem me zemrën. Ai është dërguar me urgjencë në repartin e kardiologjisë në QSUT në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Brenda ambienteve të spitalit, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë arrest me burg.

Jashtë ambienteve të QSUT-së, avokati i tij sqaroi për mediat lidhjen që klienti i tij ka me Admir Hoxhën, njeriut ka udhëhequr ngritjen e laboratorit në Has (SHIKO KËTU). Në prononcimin e tij për kamerat iu u shpreh se Hoxha nuk ka asnjë lidhje familjare me klientin e tij por ai ka qënë i punësuar para 10 vitesh në biznesin e tij.

"Gjendja është e rëndë. Klienti im pritet t'i nënështrohet një ndërhyrje të tretë pas dy të tillave që ka bërë në vitin 2013. Për këtë arsye Gjykata dhe Prokuroria vendosën që ta bënin këtu procesin gjyqsor për masën e sigurisë. Gjykata u tregua tejet e ashpër me vendimin që dha, duke qënë se ishim para kushteve ndaluese. Mbi të gjitha ska asnjë prove konkrete që klienti im është i lidhur me veprimtaritë kriminale. E vetmja prove që Prokuroria citon është një telefonatë. Sigurisht që këtë persona për shkak të nivelit social-kulturor nuk kanë lidhje apo telefonata me profesore. Personi me të cilin dyshohet se ka folur ka qënë i punësuar mbi 10 vite në biznesin e tij dhe sigurisht që kanë ruajtur marrëdhënie. Klienti im e mohon kategorikisht. Ai dyshohet se ka kontakte me Admir Hoxhën, ndërkohë që ai ka qënë punonjësi i tij para 10 vitesh. Nuk ka asnjë lidhje tjetër farefisnore për shkak të mbiemrit. Këtë ia kemi vërtetuar prokurorisë me të gjitha dokumentet e nevojshme. Kështu që Gjykata u tregua tejet e ashpër. Unë prisja që edhe prej gjyqtarit të çështjes që të mbante një qëndrim ndryshe. Masën do ta ankimojmë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore,"-tha avokati i Hoxhës.    

Hekuran Hoxha akuzohet si njeriu që porositi heroinën e Hasit të cilën pas përpunimit do ta transportonte në vendet e BE-së. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geg: 21/01/2019 20:23

    Hahahah si gjithmone te fortet e politikanet ja hedhin me nje “semure” .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja