Një burrë i paralizuar ka lëvizur katër gjymtyrët e tij të paralizuara me anë të një  ekzoskeleti të kontrolluar nga mendja.

Puna ishte e gjatë. Para së gjithash i riu iu nënshtrua një seri rezonancash për të ‘hartuar’ zonat në trurin e tij, të cilat aktivizohen kur njeriu imagjinon se po ecën dhe lëviz krahët.

Këto zona pastaj u lidhën në mënyrë sipërfaqësore me elektroda, të cilat shërbyen si 'sensorë' të nevojshëm për të përcjellë 'mendimet' e njeriut në ekzoskelet.

Pacienti së pari mësoi si të urdhëronte skeletin e tij me anë të mendimeve.

Vetëm më vonë, impulset elektrike të trurit të tij të grumbulluara u vunë në punë për të lëvizur ekzoskeletonin.

"Ndihesha si njeriu i parë në Hënë. Unë nuk kisha ecur me vite. Tani jam më i gjatë se shumica e njerëzve përreth meje. Është vërtet mbresëlënëse", ka thënë djali.

Qendra Franceze e Kërkimit Biomjekësor Clinatec, e cila varet nga Komisioni i Energjisë Alternative të Energjisë Atomike (Cea) e Grenoble-Alpes, Francë, vazhdon eksperimentimin mbi pacientin 28-vjeçar.

Prej 27 muajsh, sistemi akoma funksionon.

Ai është një sukses i madh në vetvete sepse do të thotë që elektrodat e përdorura për të mbledhur impulse të trurit të pacientit vazhdojnë të funksionojnë mirë me kalimin e kohës (në eksperimentet e mëparshme të kryera nga grupe të tjera kërkimore, elektrodat e implantuara shumë thellë, kishin ndaluan së punuari dhe mund të shkaktonin efekte të dëmshme si infeksione).

Objektivi i Qendrës Franceze të Kërkimit Biomjekësor është që eksperimenti të përsëritet tek pacientët e tjerë dhe të përsosë ekzoskeletonin.

Ora 15:48
Djali i paralizuar lëviz me ekzoskeletin që lexon mendjen
6/0