Natyralisti dhe autori Paul Rosolie u bë i njohur për sfidën më të çuditshme të bërë ndonjëherë: ai pranoi të lejonte që një anakondë gjigande t’a gëlltiste. I përgatitur me kostum mbrojtës të provuar për efikasitetin e saj, ai vendosi t’a kryejë këtë mision të guximshëm në një transmetim televiziv dhe ajo çka do të ndodhë është e pabesueshme.

Pasi sulmohet nga anakonda gjigande e cila fillimisht duket e pashqetësuar prej tij, misioni i Rosolie merr jetë. Ankthi i pjestarëve të grupit që e shoqëron në këtë mision vetëvrasës është mëse i dukshëm. Fillimisht anakonda e sulmon në kokë duke tentuar t’a gëlltis së pasi e shtrëngon fort rreth trupit të saj për t’a mbytur ashtu si me çdo prehë.

Ndonëse aventurieri ekstremist ndihet i vendosur për të vazhduar këtë eksperiment nuk vonon shumë kur ai ndihet keq nga shtrëngimi i madh, çka i shkakton mpirje të krahut, duke e bërë atë të kërkojë ndihmë për t’a tërhequr jashtë kafshës grabitqare që kërkon t’a mbysë.

Përpjekjet e menjëhershme të kolegëve që shpejtojnë për t’a liruar nga anakonda gjigande bëjnë që Rosolie të shpëtojë shëndoshë e mirë, e megjithatë shenjat në krahun e tij tregojnë forcën e madhe të ushtruar nga kafsha për të ulur rezistencën e presë, në këtë rast një njeri i gjallë, që zgjodhi me dëshirë të konsumohej prej saj.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)