Njësia Speciale shqiptare kundër të “Fortëve” del jashtë kufijve, “shfaqet” në Poloni (VIDEO)

Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj kanë vizituar ambientet e Njësisë Speciale për Kapjen e Personave në Kërkim, ose e pagëzuar ndryshe si Njësi kundër të “Fortëve”.

Njësia u prezantua javën e kaluar në Poloni, me synim aderimin në Rrjetin ENFAST, që është rrjeti europian për kapjen e personave në kërkim.

"Jemi këtu së bashku me Drejtorin e Policisë Kriminale, në Njësinë Speciale për Kapjen e Personave në Kërkim.

Është njësia më e re speciale pranë Policisë së Shtetit, për identifikimin, gjurmimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave më të rrezikshëm.

Kjo njësi përbëhet nga dy komponentë, komponenti i Inteligjencës, i cili ka për detyrë të mbledhë informacionin, ka një pikë kontakti 24 orë në 7 ditë të javës dhe bashkëpunon intensivisht me agjensitë homologe në nivel europian; si dhe Njësia Operative e cila funksionon në shërbim të Njësisë Inteligjente, për bërjen të mundur të ekzekutimit të urdhrave të arrestimit të personave më të rrezikshëm, qofshin këta në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar.

Janë shumë mirë të trajnuar dhe plotësojnë gjithë kushtet e parametrat e nevojshëm për të funksionuar si homologë të denjë të Njësive në vendet e Bashkimit Europian", tha zv.ministri Lamallari.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lori: 28/09/2019 20:09

    Ta keni te qarte qe eshte thjesht show mediatik.Te fortet nuk ka force policore as ushtri qe i kap se te fortet i keni ne presidence,qeveri e parlament.

    Përgjigju
  • populli: 28/09/2019 18:07

    Kur don shteti e kap lepurin me qerre po perse e zgjatet kaq shume...

    Përgjigju
  • Loti: 28/09/2019 11:23

    Mire shum se nga Shkodra ne Vlore jan nje mal me kriminela ne kerkim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?