Njihuni me aplikacionin që sjell magjinë e Butrintit 2500 vjeçar në 3D, gjithçka gati në kufijtë e reales

A mund të shohim një park arkeologjik siç ka qenë në periudhën e lulëzimit të qytetit? Regjisori Oltjon Llalla në në intervistë në emisionin “Rreze Dielli” shpjegon me fakte disa nga skicat e arkeologëve në një rindërtim tredimensional duke i kthyer këto skica në një guidë për turistët nëpërmjet një  aplikacioni në telefon. Butrinti I 2500 viteve më parë mund të rishikohet nëpërmjet këtyre skicave të aplikacionit që shkarkohet lehtësisht në telefonin e gjithsecilit:

“Më lindi ideja për të krijuar parkun arkeologjk të Butrinit për të vetmen arsye sepse e shikoja veten time në rolin e një vizitori të thjeshtë.Gjtihnjë shikoja disa gurë dhe monumente që falë punës së mirë të arkeologëve ato janë ende sot, janë mure qinda vjecarë por nuk ke mundësinë që të krijosh një ide të plotë se si ka qenë ai monument sipas periudhës historike që ai ka pasur.  Ndaj e pash të nevojshme për të ringritur disa skica fal bashkëpunimit me disa arkeolog të mirë vendas” tha ai.

Aplikacioni është lehtësisht i aksesueshëm nga të gjithë, mjafton që ta shkarkoni në telefonin tuaj:

“Butrint Vr 3D është emri i aplikacionit, është në dy gjuhë në shqip dhe në anglisht, që të jetë dhe më e lehtë për turistët. Këtu bën vizitën 300 vite më parë me gjithë informacionin historik ka edhe detajet.  Nuk është tekst shumë I gjatë për të mos e lodhur turistin. Për të gjithë ata që janë të interesuar si ka funksionuar monumenti kur ka pasur funksionin e tij real “ përfundoi ai.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive