Njihuni me dobitë shëndetësore
që sjellin farërat e rrushit

Njihuni me dobitë shëndetësore<br />që sjellin farërat e rrushit
Konsumi i  shpeshtë i rrushit është një veprim që ndikon drejtpërdrejt në fuqizimin e imunitetit në oraganizmin e njeriut.

Shumë prej nesh teksa konsumojnë rrush, përpiqen të largojnë farërat e tij, por në pikëpamjen e mjekëve kjo është një gjë e gabuar.

Konsumi u farës së rrushit ndikon shumë në ruajtjen e shëndetit, pasi farërat janë të pajisura me antioksidues.

Ekstrakti i farave është 20 herë më i fuqishëm si antioksidues i vitaminës  C dhe 50 herë më i fuqishëm se sa vitamina E.

Hulumtimi ka treguar se farat e rrushit ndikojnë më shumë në qeliza se sa kombinimi i marrjes së vitaminave E dhe C.   
 
Por dobia e farërave të rrushit nuk mbaron me kaq.

Ekstrakti i tyre forcpn kapilarët e gjakut, frenon infarktin e zemrës, ndalon zgjerimin e venave dhe padyshim ka dhe një asët shumë të çmuar në parandalimin e yndyrës në muret e arterieve të gjakut.

Ndërsa ekspertët e shëndetin apelojnë që konsumi  i rrushit duhet patur kujdes tek personat që vuajnë nga diabeti, pasi në përbërjen e tij ka prani të shumtë të sheqerit
 
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim