Njihuni me dyshen më të famshme të momentit, nipi dhe gjyshja 93-vjeçare thyejnë rekordet (FOTO)

Njihuni me dyshen më të famshme të momentit, nipi dhe gjyshja 93-vjeçare thyejnë rekordet (FOTO)

Ross dhe Pauline

Ross dhe Pauline janë nipi dhe gjyshja më të famshëm të momentit.

Marrëdhënia e 27- vjeçarit Ross Smith dhe gjyshes së tij 93- vjeçare Pauline Kana kalon përtej çdo imagjinate.

E gjitha nisi 6 vite më parë, ku Ross regjistroi një video të thjeshtë, në të cilën shikohej gjyshja e tij e moshuar duke bllokuar një goditje basketbolli, gjatë lojës.

Më pas u postua në kanalin e tij në “Youtube” dhe për një kohë shumë të shkurtër bëri xhiron e botës.

Nisur nga kjo ata u frymëzuan dhe së bashku bënë gjëra të pa imagjinueshme, realizuan foto nga më të ndryshmet.

Foto ku 93-vjeçarja shihet e veshur si Irlandeze, e veshur me kostum krishtlindjesh, por dhe më e veçanta e veshur si një rosë e stërmadhe në mes të tryezës.

Dyshja nip-gjyshe kanë arritur të kenë 892 mijë ndjekës në kanalin e tyre në “Youtube”, 2.7 milionë në “Instagram”, dhe 9 milionë në “Facebook”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale