Njihuni me familjen që pret fëmijën e 22-të (FOTO)

Njihuni me familjen që pret fëmijën e 22-të  (FOTO)

Familja e madhe Radford

Familja më e madhe në Mbretërinë e Bashkuar e prindërve Sue dhe Noel Radford po pret fëmijën e 22-të.

Nëna 44-vjeçare tha nëpërmjet një videoje në youtube se është pothuajse 15 javë shtatzënë dhe do të lindë në prill të vitit 2020.

Çifti tashmë ka 21 fëmijë, 11 vajza dhe 10 djem.

Zonja Radford lindi fëmijën e saj të parë, djalin Chris, në maj të vitit 1989 kur ishte 14 vjeç dhe familja u bë me antarin e tyre të  21-të, Bonnie Raye vitin e kaluar.

Sue nuk e di akoma gjininë e foshnjës së saj edhe pse mund të spekulohet nga numri i vajzave dhe djemve e duhet një djalë që të jenë në numër të barabartë.

Sipas "The Independent", familja e madhe jeton në një shtëpi me 10 dhoma gjumi me 19 fëmijë të tyre.

Dy fëmijët më të mëdhenj Chris 30 vjeç dhe Sophie, 25 vjeç janë shpërngulur, ku Sophie ka tre fëmijë.

Radfords më parë u shfaqën në shfaqjen televizive "16 Kids And Counting në 2013".

"Ne na pëlqen të shkojmë në kinema, veçanërisht në kur fëmijët janë mërzitur pak, është duke rënë shi dhe nuk ka shumë gjëra tjetër për ta bërë”, është shprehur mamaja e 21 fëmijëve.

Duhet të jetë shumë e vështirë të kujdesesh për 21 fëmije e të jesh në pritje të 22-it edhe pse mamaja Sue duket shumë e lumtur dhe nuk ka ndërmend të ndalojë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të