Lanice Lorraine është gyshja 75-vjeçare që po sfidon të gjitha 20-vjeçaret e sotme. Mosha për të është thjesht një numër, duke parë format fizike që ka aarritur të dnërtojë me stërvitjen e përditshme.
Lorraine është bodybuilder-ja me e vjetër në Australi dhe për ta pasur këtë trup dhe për tu ndier në formë ajo bën 6 herë në javë stërvitje dhe thotë se ushqehet vetëm me ushqim të shëndetshëm.
Lanice Lorraine
Gjyshja nga Granville, Sidnei, filloi të stërvitej në moshën 55 vjeçare dhe tashmë ka 23 tituj falë trupit të saj. Ajo do të marrë përsëri pjesë në konkursin e bodybuilder edhe në 2019 dhe thotë se do të vazhdojë të garojë deri në moshën 77 vjeçare. Lorraine shprehet se stërvitja e përditshme është “mposhtja” e plakjes.