Njihuni me ishullin fantazmë, jetojnë vetëm dy banorë...

Njihuni me ishullin fantazmë, jetojnë vetëm dy banorë...

Foto nga ishulli

Mike dhe Georgina Parsons janë të vetmit persona që banojnë në në ishujt Little Bay në Kanada.

Të tjerët e kanë braktisur qytetin e tyre pasi qeveria njoftoi se do të ndërpresë sherbimet në ishull.

Qeveria kanadeze u ka dhënë banorëve në ishullin e vogël një afat përfundimtar deri në 31 dhjetor para se të ndërpresin përgjithmonë shërbimet, përfshirë energjinë elektrike, shërbimet e borës madje edhe tragetet.

Pothuajse të gjithë banorët e ishullit tani kanë braktisur shtëpitë e tyre .

Mike dhe Georgina Parsons janë të vetmit që kanë zgjedhur të qëndrojnë në qytetin ‘fantazmë’ që deri vonë kishte një popullsi vetëm prej 71 banorësh.

Shkretimi i qytetit erdhi pasi banorët e ishujve votuan unanimisht në fillim të këtij viti për tu zhvendosur .

Sipas të dhënave zyrtare, qeveria do të kursejë afro 20 milionë dollarë gjatë dy dekadave të ardhshme vetëm nga zhvendosja.

Kursimet kryesisht do të vijnë nga ulja e shërbimit të trageteve në ishull.

Parsons kanë shpenzuar 50 mijë dollarë duke u përgatitur për të qëndruar në ishull pasi qeveria ta boshatisë komplet qytetin.

Ata  thanë për CTV Neës se instaluan një sistem energjie diellore dhe një pus me ujë të freskët.

Çifti gjithashtu ka rezerva të ilaçeve, ushqimeve të  konservuara dhe tani kanë mbushur 6 frigoriferë me proteina deri në dy vjet.

Ata gjithashtu kanë marrë varka në rast se duhet të mbërrijnë në tokë .

“Ne nuk jemi aspak nervozë. Thjesht më duket çdo gjë sureale”,  tha Georgina gjatë një interviste.

Qyteti është bërë shumë më i qetë … çdo ditë njerëzit po paketojnë gjërat e tyre dhe  po largohen”, tha burri i saj Majk.

Qeveria ka paguar banorët si pjesë e një programi të rivendosjes për t’i ndihmuar ata të zhvendosen diku tjetër në Kanada.

Zhvendosja ka sjellë disa polemika, megjithatë, disa  banorë që zotërojnë shtëpi në ishull kanë deklaruar se qeveria nuk u dha asgjë.

Ata banorë, të cilët thonë se paguanin taksat në ishull për vite me radhë, u është  thënë se nuk kishin të drejtë kompensimi sepse ata jetonin vetëm atje me kohë të pjesshme.

Këshilli i qytetit i Ishujve të Vogël, i dërgoi qeverisë 76 fletëvotime në vitin 2017 për të filluar procesin e rivendosjes.

Nga të dhënat u zbulua se 76, 55 persona ishin banorë të përhershëm, ku 55 banorë votuan për t’u zhvendosur dhe atyre u është paguar një shumë prej  8,7 milionë dollarë.

Juanita dhe Gord Hull ishin midis atyre që nuk konsideroheshin banorë të përhershëm.

Ata  thanë për CBC se  kishin jetuar në ishull për gati 70 vjet, por ishin detyruar të largoheshin në vitin 2016 për arsye shëndetësore.

Një tjetër banor, Doris Tucker, tha se u ndje i fyer nga veprimet që po ndërmerte qeveria.

Unë kam lindur atje në 1939, shkova në shkollë atje dhe kam punuar atje, gjithë jeta ime është ai ishull” ,deklaroi Doris.

Mike dhe Georgina Parsons

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas