"Falso, falso, falso", kështu ka treguar bashkëshortja e këngëtarit të famshëm John Legend, Chrissy Teigen teksa po tregonte tiparet e saj në fytyrë.
 
Gjatë një interviste, modelja 31- vjeçare është përgjigjur shumë sinqerisht duke thënë se çdo gjë e ka falso në fytyrë dhe trup por përveç mollëzave.
 
“Janë 100% të vërteta”, shpreht Teigen.
 
Teigen i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale në fytyrë, në trup duke hequr dhjamin poshtë sqetullës, në anë të gjoksit, botoks në zonën e ballit e përreth syve dhe injeksione me acid ialuronik për buzëtm në nofull.
 
Modelja 31-vjeçare, nënë e një fëmije, tregon se tani pas shtatzënisë ka filluar të "dhjamoset" pak e për këtë arsye thotë ajo, "procesi" duhet të nisë nga e para.
 
 “Do të duhet të hedh përsëri ca para e ta përsëris proceduren”, tha Teigen. 

[gallery]22139[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)