Njihuni me Melanie, modelen
që vuan nga një çrregullim i rrallë

Njihuni me Melanie, modelen<br />që vuan nga një çrregullim i rrallë
Melanie Gaydos është modelja 27-vjeçare, që vuan nga një çrregullim gjenetik i rrallë i quajtur 'Disleksi Ektodermale', falë të cilit nuk i rriten thonjtë, dhëmbët, poret dhe kockat. 

Pavarësisht gjendjes së saj, Melanie i ka siguruar vetes një karrierë të suksesshme si modele, duke numëruar mes mijëra fansave të saj, edhe këngëtaren Miley Cyrus. 27-vjeçarja shprehet se gjendja e saj shëndetsore nuk e shqetëson aspak. 

Modelja nga Konketikat, në një intervistë për Yahoo Style tha se i duhet të përballet shpeshherë me komente negative, por përpiqet të mos ndikohet. Ajo vuan gjithashtu nga një sëmundje lëkure e quajtur 'alopecia', që ndalon rritjen e qimeve në trup dhe është pjesërisht e verbuar. 

Një vit më parë Melanie mori protezat e saj të para, prej të cilave hoqi dorë pas vetëm disa përdorimesh, sepse i ndjente të bezdisshme. Gaydos ka marrë pjesë edhe në një film thriller, fantastiko-shkencor.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

1/5
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit