Një psikolog ndjek një mënyrë shumë të veçantë për të trajtuar pacientët e tij. Andrey Zhelvetro nga Ukraina i varros ato të gjallë për një periudhë të caktuar kohore. Kjo metodë e pazakontë është zbuluar pak kohë më parë në një fshat pranë kryeqytetit të Kievit.
Rastësisht një banor i fshatit gjeti mes pemëve 12 arkivola bosh dhe dhjetëra gropa të sapo hapura. Kjo gjë e alarmoi dhe e vbëri të lajmëronte direkt policinë. Mirëpo hetimet zbuluan se gjithçka ishte ideuar nga psikologu Zhelvetro, si një metodë kurimi për pacientët e tij.
Psikologu Andrey Zhelvetro
Ukrainasi tha për “The Guardian” se ishte pjesë e një trajtimi psikologjik që bënte me pacientët e tij, në mënyrë që të ndiheshin gjallë, dhe se gjatë kohës që qëndronin nën tokë merrnin frymë me një tub. Edhe pacientët e tij deklaruan se groposeshin vullnetarisht.