Jon Trencard është një adhurues i moketeve dhe për herë të parë ka prezantuar shtëpinë në miniaturë, të cilën ka mbi 30 vjet duke e ndërtuar.
Aktori 42- vjeçar, akoma nuk ka përfunduar disa prej dhomave, të cilat duan vite që të përfundojnë për shkak të nivelit të lartë të detajeve.
Jon është aktor nga Forest Hill në jug të Londës.
"Shokët e mi mendojnë se jam i çmendur dhe të jem i sinqertë, mendoj se jam edhe më shumë se i çmendur, krijues. Duke u rritur mendova se gjithmonë do ta dua shtëpinë time mondane dhe mendova të punoja si aktor ndoshta nuk do të mund ta përballoja një të tillë, kështu që mendova pse të mos e ndërtoja vetë", është shprehur artisti.
Ai përdor materiale të ricikluara si pako drithërash apo kuti vezësh për të bërë pjesët e ndryshme të vilës.
Jon gjithashtu mbledh sende të vogla të mobiljeve të shtëpive të kukullave për t’ja shtuar shtëpisë.
Sipas medias së huaj, shtëpia e kuruar deri në detaje ka 8 dhoma.
Dëshira më e madhe e artistit është që ta mbarojë projektin para se të ndërrojë jetë.
Komente

