Njihuni me ushqimet më të mira e
më të këqija për një gjumë të qetë

Njihuni me ushqimet më të mira e<br />më të këqija për një gjumë të qetë<br>
Ka persona që janë të “dashuruar” pas gjumit, por ka edhe nga ata që zgjohen pa e menduar dy herë. Mirë po, pavarësisht kësaj, të gjithë biem në një mendje, se kur vendosim kokën në jastëk, do të donim të na zinte gjumi menjëherë. Asgjë nuk është më e bezdisshme se sa pagjumësia, aq më tepër edhe e pashëndetshme, duke pasur parasysh se sa i rëndësishme është gjumi në mbarëvajtjen e shëndetit tonë.

Sipas studimeve, një faktorë të rëndësishëm në pagjumësinë tonë luajnë ushqimet që ne konsumojmë. Tabloidi “Health”, na ka sjellë disa ushqime që na ndihmojnë për një gjumë të  mirë dhe ato ushqime që na shkaktojnë pagjumësinë. Ne po ju japim listën, ju shihni se çfarë mund të eliminoni.

Qershitë: na japin një dorë të mirë kur vjen puna për të na zënë gjumi shpejt. është një nga ushqimet e pakta natyrale që përmban melatoninë, një lëndë që ndihmon në kontrollimin  e orës sonë të brendshme. Pirja e lëngut të qershisë ndihmon në kohëzgjatjen e gjumit dhe në cilësinë e tij. Pra tani e dini: për një gjumë të qetë ju duhet një gotë lëng qershie

Ushqimet me yndyrë: konsumimi i ushqime të rënda m eyndyrë përpara gjumit, janë një garanci për një gjumë të keq. Ato konsiderohen vrasës të gjumit. Yndyra stimulon prodhimin e acidit në stomak, i cili mund të përhapet në ezofagun tuaj, duke shkaktuar urth.

Qumështi: të gjithë na kujtohet se nënat apo mamatë tona, përpara se të flinim, na përgatisnin një gotë qumësht të ngrohtë. Epo ata e dinin mirë se çfarë bënin. Qumështi na ndihmon të bëjmë një gjumë të rehatshmë, pais përmban aminoacid triptofan, një pararendës i serotoninës kimike të trurit.

Alkooli: i çdo lloji qoftë është i “tmerrshëm” për gjumin. Alkooli ul kohën e gjumit gjatë natës dh ecilësinë e tij, ndërsa një tjetër efekt i keq është se nxit edhe gërhitjen.

Orizi: Orzi është një ndihmës i mirë që na ndihmon në gjumë.  Ai ka nivel të lartë glycemic, që do të thotë se trupi e tretet ngadalë, duke e liruar gradualisht glukozën në gjak.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma