DURRES- Autoriteti portoual Durrës ka njoftuar se me qëllim përballimin e vizitave përgjatë festavve të fundvitit, porta hyrëse në Terminalin e Trageteve do të qëndrojë e hapur deri në orën 23:00.
Njoftimi i plote
Ndryshon orari i hyrjes në Terminalin e Pasagjerëve
Me qëllim përballimin e fluksit përgjatë festave të fundvitit, njoftohen qytetarët që do të zgjedhin të udhëtojnë nga Porti i Durrësit se, porta hyrëse në Terminalin e Trageteve do të qëndrojë e hapur deri në orën 23.00.
Për rrjedhojë procesi i check-in, mbyllet një orë para, pra në orën 22:00.
•Ky vendim lehtësues do të zbatohet për periudhën 16 Dhjetor 2019 – 15 Janar 2020.
Udhëtim të mbarë!