Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që iu skadon pasaporta këtë fundvit

Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që iu skadon pasaporta këtë fundvit

Foto ilustruese

1 milion karta identiteti dhe pasaporta qytetarësh pritet të skadojnë në fund të këtij viti. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të cilëve i skadon karta këtë fundvit që të aplikojnë për të mos krijuar radhë të panenojshme deri në fund të vitit. Ai tha se nga muaji tetor nëse dikush që i skadon karta në dhjetor nuk do mund të udhëtojë pa pasur me veten edhe pasaportën që skadon por edhe një dokument që vërteton se ka aplikuar për një pasaportë të re

"Janë mbi 1 milion karta identiteti dhe pasaporta qytetarësh, të cilët mbarojnë afatin e vlefshmërisë këtë vit. Dhe është me rëndësi të madhe që qytetarët të shfrytëzojnë kohën për të aplikuar, sa nuk është vonë për të mos e lënë që në fund të vitit të mblidhen e të shtohen radhët dhe të krijojmë situata të panevojshme. Për fat të keq konstatojmë që ende flukset e aplikimit nuk janë ato që duhet, sepse ne përgjithësisht ne tentojmë t’i lëmë gjërat për në sekondën e fundit. Por gjej rastin edhe njëherë t’i ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë për t’u pajisur me kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike, ende sa ka kohë, sa sportelet janë të lira për arsye se shumë shpejt ne do të ndërmarrim masa shtesë që do të thotë, ne do t’i kushtëzojmë përdorimin e dokumenteve aktualë, megjithëse janë ende në fuqi, me aplikimin.

Do të thotë që në një periudhë të caktuar, e cila do të shpallet, besoj nga muaji tetor, nëse dikush do të tentojë të udhëtojë jashtë shtetit me një pasaportë, të cilës i mbaron afati në dhjetor, nuk do të mund të udhëtojë pa pasur bashkë me pasaportën që skadon, edhe një dokument që vërteton që ai e ka bërë aplikimin për pasaportën e re. Po kështu shërbimet që lidhen me kartën e identitetit, nuk do të ofrohen nëse karta nuk shoqërohet me një dokument që provon se qytetari e ka bërë aplikimin për të renë. E gjitha kjo bëhet për t’i kujtuar qytetarët që 31 dhjetori është afati i fundit, por nuk mund të prodhohen të gjitha kartat në datën 31 dhjetor! Do të duhet që gjithë kjo kohë, përpara datës 31 dhjetor të shfrytëzohet nga çdo qytetar në mënyrë që të evitojmë radhët, stresin dhe të gjitha problemet që lidhen me këtë çështje", tha Lleshaj.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Armand: 16/07/2020 20:50

    Po ne qe na mbaron pasaporta dhe jemi jasht shqiperis me tremujorsh a na lejohet te udhetojme me pasaport te skaduar

    Përgjigju
  • Arian: 25/03/2020 19:27

    Ca beet me ne qe Na mbaron pashaporta ne prill ne qe jetojme ne greqi si I beet puna di njeri gje

    Përgjigju
  • Arian mollas: 25/03/2020 19:25

    Ca beet me ne qe Na mbaron pashaporta ne prill ka marre gje shtyrie di njeri gje mollas

    Përgjigju
  • Aldo abedinaj: 16/01/2020 20:10

    Mua më skadon pasaporta në tetor kur mundem te shkoj ta rinovojë banoj në gjermani por shkoj edhe në greqi mundem edhe në mars ta bëj apo duhet afër skadimit?

    Përgjigju
  • Ema: 09/01/2020 12:45

    Përshëndetje.Unë jetoj në Franc dhe kam aplikuar për pashaport në ambasadën Shqiptare në Belgjik në datent 27 dhjetor por karta e identitetit më ka humeur.Prandaj doja që të di a do të ma rinovojn pashaportën apo do më nxjerin penges për këtë sepse pashaporta më skadon në fund te shkurtit.Ju faleminderit.

    Përgjigju
  • Artan: 18/07/2019 11:09

    Banoj me familjen ne Greqi dhe me skadon pashaporta ne muajin Tetor. A mund te aplikoj ne Greqi dhe nese eshte e mundur menyra apo ndonje numer telefoni per te kontaktuar?!

    Përgjigju
  • Fredi: 17/07/2019 11:28

    Pasaportës time i osht fshir shqiponja dhe shkronjat në kopertinë. Karta e identitetit eshte gjithashtu skandal nga ana e dizenjimit. Kur t prodhohet pasaporte dhe ID cilesore në materjal por dhe dizajn, vetëm atehere do aplikoj që të mar, ndryshe nuk i dua!

    Përgjigju
  • tori: 17/07/2019 10:03

    Si i behet nese pasaporta don dhe nje muaj te skadoje dhe dua te vij ne Shqiperi per te aplikuar? Dua qe rrugen ta bej me makine nga Italia per Slloveni Kroaci etj. Amundet njeri te me spjegoje?

    Përgjigju
  • Xxx: 16/07/2019 19:48

    Ka shtete qe merr vize nepermjet inrernetit e kerkojne pasaporten mos ti kete kaluar 6 muaj keshtu lexon kur ben dokumentat per vize

    Përgjigju
  • Vlora: 16/07/2019 14:13

    Ligje idiotësh njeriu udhëton me pasaportë deri ditën e fundit të skadencës, qysh u detyroka tjetri apliko dy muaj apo tre muaj para se për ndryshe un do të Penalizoj.. Hahahaha Shqipëri të Kam dhjerë stë morra vesh një herë.

    Përgjigju
    • Arben: 17/07/2019 00:21

      Per Vloren Asnjeher ske per të marre veshe ti dhe i dhjer do mbetesh

    • Lavdosh&Diaspors: 16/07/2019 18:05

      Un Vlora jasht jetoj hapni syt ju që ju ushqen politika dhe pëllisni këtu. Po e përsëris jetoj ne Deutschland dhe asnjëherë skam pasur problem me pasaportën dhe me një javë të fundit në skadencë.

    • Lavdosh: 16/07/2019 17:26

      Per Vlora: mos us hiq si i zgjuar dhe i persekutuar. Jnae praktika nderkombetare qe nuk mund te udhetosh ne 3-6 muajt e fundit p-ara skadences, duhet pashaporte e re

    • Diaspora: 16/07/2019 17:11

      Provoje e kalo ne Europe nese ke me pak se tre muaj ne pasaporte a te lejn te kalosh?

    • Kiki: 16/07/2019 16:50

      Ky Lleshaj vetem mu* ha..

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen