Njoftim për Shtyp: Bashkimi i kompanive Sigma VIG sh.a dhe Interalbanian VIG sh.a

sigal logo

Tiranë, më 16 Tetor 2014

 
Njoftim  për  Shtyp: Bashkimi i kompanive Sigma VIG sh.a dhe Interalbanian VIG sh.a
Të nderuar klientë të Sigma VIG sh.a dhe Interalbanian VIG sh.a,
Sigma VIG dhe Interalbanian VIG njoftojnë përfundimin e procedurave për bashkimin e dy shoqërive në një shoqëri të vetme. Ky bashkim është miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me vendimin nr. 134 datë 30/09/2014. Shoqëria që rezulton nga ky bashkim emërtohet Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group Sh.a.
Ky bashkim është bërë me qëllimin e vetëm të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimit cilësor që ka dalluar të dy shoqëritë e bashkuara këto vite, përmirësimin e performancës së tyre dhe rritjen e sigurisë për secilin prej klientëve të tyre.  Dy kompanitë kanë përgatitur një plan veprimi për bashkimin, i cili është hartuar në mënyrë të tillë që të kombinohen veprimet e të dyja kompanive në një të vetme, që të plotësohen në kohë nevojat e klientëve.
Z. Disha, i cili do të jetë dhe CEO i kompanisë së re, beson se kombinimi i të dy kompanive përfaqëson një forcë të re në fushën e sigurimeve. Ne jemi të përkushtuar që të ofrojmë portofolin më të mirë të produkteve të sigurimit. Të mbështetur nga partnerë ndërkombëtarë dhe lokalë, klientët tanë do të marrin një shërbim të nivelit të lartë. Bashkimi i këtyre kompanive është një hap përpara dhe na mundëson që të vëmë në zbatim vizionin tonë afatgjatë, t’u shtojmë vlerë klientëve tanë si partnerë strategjikë dhe operacionalë.
Interalbanian Vienna Insurance Group sh.a dhe Sigma Vienna Insurance Group sh.a garantojnë gjithë klientët e tyre se çdo kontratë e lidhur me to dhe çdo përgjegjësi e marrë përsipër është plotësisht në fuqi dhe se shoqëria e bashkuar Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group Sh.a., do të përgjigjet me korrektësi dhe seriozitet për çdo kërkesë tuajën në zbatim të ligjit dhe kontratave që janë në fuqi.
 
 
Rreth Vienna Insurance Group
Kompania e bashkuar Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group është pjesë e Vienna Insurance Group (VIG), lider i sigurimeve në Austri si dhe në Europën Qendrore dhe Lindore. Rreth 50 kompani në 25 vende formojnë një Grup me tradita, një emër të fuqishëm që ka marrdhënie të ngushta me klientin. VIG mbart 190 vite eksperiencë në biznesin e sigurimeve. Me rreth 23,000 punonjës, Vienna Insurance Group kryeson në mënyrë të padiskutueshme në tregjet ku ajo operon çka i mundëson një rritje në vazhdimësi në një rajon me 180 milion njerëz. Vienna Insurance Group është kompania më e mirë e klasifikuar nga ATX, I cili është indeksi kryesor I Bursës së Vienës; aksionet e saj janë të listuara gjithashtu edhe në bursën e Pragës.
Selia dhe kontaktet e Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group Sh.a do të jenë si vijon:
 
Zyra e Trajtimit të Dëmeve dhe Financës – VigServices Albania Sh.p.k.
Rr. Pjeter Bogdani, Nr. 40, Tiranë
Tel: +355 4 2255171
Fax: +355 4 2255172
Zyra Qendrore
 
Rr. Komuna e Parisit, Pll. Lura, Kati. 2 Tirane
Tel: +355 4 2258254
 Fax: +355 4 2258253
Webpage: www.sivig.al
Email: [email protected]
 
 
Duke Ju falenderuar për besimin që na keni dhëne prej afro 15 vitesh tashmë Shoqëria Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group Sh.a., mirëpret secilin prej jush në këtë bashkëpunim të ri më të madh, me cilësor dhe më të sigurtë.
 
Falenderime të sinqerta,
Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group Sh.a.
 
      Qemal DISHA                                   Elvana CARA                
          CEO                                         Anetar i Bordit Drejtues 


     Klaidi CITOZI                                    Tonin TROQE
Anetar i Bordit Drejtues                  Anetar i Bordit Drejtues

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës