Njoftime për 3 viktima si pasojë e sulmeve të ndërsjella nga Rusia dhe Ukraina

Njoftime për 3 viktima si pasojë e sulmeve të ndërsjella nga Rusia dhe Ukraina

Shpërthimi në Sevastopol

Dy vetë, mes tyre një 2 vjeçar, u vranë në qytetin e Sevastopolit, që kontrollohet nga Rusia, si pasojë e një sulmi me raketa nga Ukraina, njoftoi të dielën në rrjetin Telegram guvernatori i caktuar atje nga Rusia Mikhail Razvozhayev. Sipas tij, 22 persona të tjerë mbetën të lënduar.

Më vonë ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se Shtetet e Bashkuara, që kanë furnizuar Ukrainën me raketat taktike ATACMS janë përgjegjëse për sulmin ndaj civilëve në Sebastopol.

Ndërkohë, një person u vra dhe 10 të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në Kharkiv, qytet në lindje të Ukrainës, njoftoi guvernatori rajonal Oleh Synehubov.

"Pushtuesit kanë kryer sulme në infrastrukturën civile të Kharkivit", shkroi zoti Synehubov në platformën Telegram.

Rusia ka sulmuar rregullisht Kharkivin përgjatë agresionit të saj prej 28 muajsh ndaj Ukrainës.

Trupat ruse gjenden tani rreth 20 kiometra nga zonat periferike të qytetit, pasi arritën të fitonin terren gjatë një ofensive tokësore nga kufiri në muajin maj.

Guvernatori Synehubov tha se pati të lënduar edhe nga dy sulme të tjera në qytetet, mes të cilëve dy adoleshentë. Ai shtoi se dy nga të plagosurit ishin në gjendje të rëndë shëndetësore./ VOA

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Sanksionet perëndimore kundër Rusisë, paralajmëron Medvedev: Arsye për shpallje lufte

Sanksionet perëndimore kundër Rusisë, paralajmëron Medvedev: Arsye për shpallje lufte