Njoftimi i Presidencës për Pavarësinë
“harrohet” Shqipja zhduket Ë dhe Ç

TIRANË - Ndërsa nesër festohet 102-vjetori i Pavarësisë, kanë kaluar edhe 106 vite edhe nga Kongresi i Manastirit (14 nëntor - 22 nëntor 1908) ku u vendos përfundimisht cili do të ishte edhe alfabeti përfundimtar i Shqipërisë.
 
Mes 36 gërmave të alfabetit shqip është edhe  gërma e 8 e tij, gërma Ë/ë, e cila shpesh në të shkruarën elektronike, për arsye lehtësie zëvendësohet me e.
 
Një gjë krejt normale kjo, nëse do të postonim në ‘Facebook’, ‘Twitter’ apo në ndonjë rrjet tjetër social.
 
Por a është normale në njoftimet zyrtare të Presidencës, që të ‘harrojnë’ gërmën Ë/ë . Aq më pak në një njoftim që bën fjalë për aktivitetet e Presidentin për festat e 28 Nëntorit.
 
Në të njëjtën mënyrë ‘harrohet’ edhe gërma Ç /ç  e cila me të ‘padrejtë’ zëvendësohet nga gërma c.

Gabime të tilla, për fat të keq hasen jo rrallë herë  edhe në njoftime të tjera të institucioneve shtetërore, të cilat duhet të jenë të parat ato që duhet të respektojnë rregulloren e Gjuhës Shqipe.

1
(Njoftimi i Presidencës për aktivitetet e Presidentit Nishani më 28 Nëntor)

Ka disa mënyra për të lehtësuar shkrimin e gërmave Ë/ë dhe Ç /ç  nga tastiera e kompjuterit tuaj.

Së pari duke përdorur mënyrën tradicionale vendosjen gjatë shkrimit të tekstit W dhe CC duke i zëvendësuar (Replace) ato më pas respektivisht me Ë dhe Ç duke përdorur komandën  alt+137= ë dhe alt+135=ç.

Ose fare lehtë mund të ndryshoni gjuhën e tastierës suaj duke përdoruar atë në shqip. Në këtë mënyrë do të keni në të djathtë të butonit P, gërmën Ç dhe poshtë të njëjtin buton gërmën Ë.

tastier shqip
(Në foto: pozicionet e butonave Ç dhe Ë nëse do kthenit tastierën në shqip)


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)