BERLIN - Gjermania e cila ka presidencën e rradhës të grupimit G7, të vendeve më të industrializuara në botë. Tre muaj përpara samitit të Qershorit në Gjermani, qeveria federale po organizon një sërë forumesh tematike me fokus punësimin, pensionet dhe aftësimin profesional të të rinjve. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ishte i ftuar në Berlin nga homologu i tij gjerman, Jorg Asmussen, si një histori suksesi e vendeve në zhvillim.
Gjermania është partneri kryesor i qeverisë shqiptare në fushën e arsimit profesional, modernizimit të zyrave të punës dhe së fundi, edhe në çështjen e hapjes së dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit. Reformat në këto fusha kanë dhënë rezultate pozitive në Shqiperi. Numri i të siguruarve në punë është rritur me 94 mijë vetë dhe regjistrimi në shkollat profesionale me 40% shtatorin e kaluar.
Veliaj dhe Asmussen kanë nisur edhe negociatat për njohjen e pensioneve të emigranteve mes dy vendeve. Pas raundit të dytë që do të mbahet muajin e ardhshëm, pritet nënshkrimi i marrëveshjes në fund të verës. “Është një lajm i mirë për të gjithë ata shqiptarë, të cilët kanë menduar se puna e tyre në Gjermani nuk do të shpërblehej edhe me vitet e punës në Shqipëri. Do doja të inkurajoja të gjithë emigrantët shqiptarë, kudo ku jetojnë, të sigurohen dhe të mos punojnë në të zezë, në mënyrë që të përfitojnë nga marrëveshjet që ne po nënshkruajmë me vende të BE”, - u shpreh Velaiaj pak ditë më parë, kur nisën dhe negociatat me Gjermaninë.
Marrëveshjet
Shqipëria prej 2 vitesh ka nisur nënshrkimin e marrëveshjeve me vendet ku jetojnë emigrantët shqiptarë. Një sukses mund të quhet marrëveshje me Italinë ku jejtojnë më shumë se 500 mijë shqiptarë, të cilëve do tu njihen vitet e punës. Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje dhe me Belgjikën si dhe po ndërmerren hapa konkretë për marrëveshjen em Greqinë
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com