Miratohet edhe në Komisionin për Çështjet e Europës, marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e pensioneve.
Ditën e djeshme kjo marrëveshje u miratua në Komisionin e Ligjeve dhe në Komisionin e Ekonomisë dhe Veprimtarisë Prodhuese.
Marrëveshja ka marrë votat në komisione si të përfaqësuesve të mazhorancës ashtu dhe të opozitës.
Ashtu si dhe në Komisionin e Ligjeve dhe në atë të Ekonomisë, projekt ligji u prezantua nga zëvëndës ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani.
Në fjalën e saj, ajo u shpreh se synohet një forcim i bashkëpunimit me një vend mik si Italia, ndërsa siguroi se asnjë qytetar shqiptar në Itali apo italian në Shqipëri nuk do të mbetet pa kontribute.
'Përmes kësaj marrëveshjeje shprehet angazhimi i mëtejshëm i qeverisë italiane dhe qeverisë shqiptare për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira diplomatike mes tyre. Italia mbetet partner shumë i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar për Shqipërinë. Projekt ligji që paraqesim sot synon një garanci shtesë për qytetarët e të dyja vendeve tona. Marrëveshja garanton që asnjë qytetar nuk mbetet pa kontribute pavarësisht vendit ku ka punuar dhe jetuar', tha zv.ministrja Olta Manjani.
Shqipëria dhe Italia në këtë marrëveshje të firmosur nga dy ministrat e jashtëm, Igli Hasani dhe Antonio Tajani në 6 shkurt të këtij viti angazhohen të njohin vitet e punës për pension të shqiptarëve dhe italianëve.
Marrëveshja do të zbatohet për sigurim për pleqërinë, invaliditetin, pension familjar (pasjetuesit), sigurim për përfitim për sëmundjet dhe barrë-lindjen dhe sigurim i papunësisë. Nga marrëveshja pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë që kanë kontribuuar në Itali prej më shumë se 30 vitesh.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1923
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama për pensionistët: Katrani pa din e iman u ofron qilima fluturues, PS dy bonuse në vit! S’e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li (VIDEO)
11 Janar, 10:25
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikoi marrëveshjen, Aliaj: Pritet të kalojë në Senat, ja kategoritë përfituese
10 Janar, 14:46
-
Pensionet në Itali/ Dhoma e Deputetëve ratifikon marrëveshjen, pritet Senati! Përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë
9 Janar, 16:39
-
Basha: Pagat e pensionet problemet e shqiptarëve, jo të pandëshkuarit që luftojnë SPAK! Më 11 maj çelim kapitull të ri
7 Janar, 17:35
-
Rritet me 2 muaj mosha e daljes në pension për gratë! 'Halli i vjetër’ i skemës shoqëron edhe në 2025, ekspertët: Vështirë të rishikohet
6 Janar, 18:51
-
Vitet e punë para 94’ por pa dokumente, do njihen për pension! Gonxhja: Projektligji eliminon proceset e zgjatura gjyqësore
28 Dhjetor 2024, 15:20
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor 2024, 21:56
-
Mblidhet Këshilli i Ministrave, miraton ndryshimet në buxhet! Miratohet fondi për voton e diasporës e bonusi i pranverës për pensionistët
19 Dhjetor 2024, 21:42
-
Miratohet pr.ligji/ Njihet çdo ditë pune para ‘93 edhe nëse s’është e dokumentuar! Përfitojnë rreth 29 mijë persona që punuan në kooperativë e ish-ndërmarrjet shtetërore
19 Dhjetor 2024, 08:51
-
Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas
18 Dhjetor 2024, 17:49
-
Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve
18 Dhjetor 2024, 13:49
-
Berisha me grupet e punës në Lezhë për zgjedhjet 2025: Çmime janë trefishuar dhe kanë tejkaluar Gjermaninë e Italinë, shpopullimi i vendit në 40%
11 Dhjetor 2024, 16:05