Njoki me gorgonzola dhe krem kungulli nga zonja Albana

Njoki me gorgonzola dhe krem ​​kungulli

Përbërësit:

  • 400 gr njoki
  • 150 gr djathë gorgonzola
  • 200 gr kungull
  • 100 ml pana​​
  • 1 mollë
  • 1 qepë
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër

Përgatitja:

Pastrojmë kungullin dhe e presim për së gjati, Më pas pastrojmë qepën dhe e presim në feta mjaft të holla dhe e vendosim në një tigan me pak vaj ulliri. Kur qepa të ketë marrë ngjyrë të artë, shtojmë kungullin dhe një garuzhde me ujë dhe e lëmë të gatuhet për rreth 25 minuta. Më pas vazhdojmë me përgatitjen e kremit gorgonzola. Largojmë pjesët anësore të djathit gorgonzola, e presim në kubikë dhe e vendosim në zjarr mesatar ku shtojmë panën. E trazojmë derisa të shkrijë dhe të bëhet masë kremoze.

Vendosim ujë të vlojë në një tenxhre me pak kripë, dhe sapo të marrë valë hedhim njokit dhe i lëmë të ziejnë për afërsisht 7 minuta. Ndërkohë përziejmë kungullin me një blender dhe përgatisim garniturën me mollë të prerë në feta të holla. Kullojmë njokit dhe i kaurdisim në tigan me kremin gorgonzola, që të përzihen mirë dhe të aromatizohen. E servirim duke vendosur fillimisht kremin ​​e nxehtë të kungujve, më pas njokit me kremin gorgonzola dhe në fund e dekorojmë pjatën me feta të holla molle.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën