Njollat e gjakut nëpër tokë, pamjet nga vendi ku u gjet recepsionisti i hotel 'Greccia' në Dhërmi! Pasi e vrau, pronari e hodhi në përrua

Shqiptarja.com dhe Report Tv sjellin pamjet nga vendi ku u gjet trupi i pajetë i recepsionistit të hotel ‘Greccias’ në Dhërmi. 31-vjeçaru Eraldo Nevruzi u vra nga pronari i hotelit Gerald Shehu, i cili më pas trupin e hodhi në këtë zonë që shihni në video.

Trupi është gjetur në përroin e liasit, një zonë mes Gjipesë dhe Vunoit në Vlorë. Siç shihet edhe në pamje, në tokë dallohen edhe njollat e gjakut.

Geral Shehu e hedhur trupin në këtë zonë e cila nuk është e banuar. Sipas grupit hetimor, Shehu e ka përshkuar rrugën deri në zonën ku ka hedhur trupin për rreth 50 minuta. Trupi ka nisur të dekompozohej dhe ka pasur dhe erë të keqe.

1717762625_vlore.jpg

Njollat e gjakut në vendin ku u gjet trupi i recepsionistit


Lajmi kryesor:

U vra me dy plumba në kokë, gjendet trupi i recepsionistit të hotel ‘Greccia’ në Dhërmi! Arrestohen 2 punonjësit, ndihmuan pronarin ta fshehë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Tragjedia ajrore në Uashington/ Në avionin edhe çifti i kampionëve patinatorë të famshëm! Media ruse: Bashkëshortët Syskova-Naumov ishin në bord!

Tragjedia ajrore në Uashington/ Në avionin edhe çifti i kampionëve patinatorë të famshëm! Media ruse: Bashkëshortët Syskova-Naumov ishin në bord!