Një grua në SHBA ka lindur fëmijën e saj në mes të një kryqëzimi në Manhattan të New York-ut. 39 vjeçarja Polly McCourt nuk mundi të arrijë në kohë në spital pasi një grua e moshuar i morri taksinë në momentin e fundit.

Siç mund të shihet edhe në video, kalimtarë të shumtë ishin mbledhur rreth saj duke e ndihmuar për të lindur vajzën e saj. Ambulanca dhe disa policë nxituan për në vendngjarje pasi fëmija po lindte.

Burri i saj arriti pak më vonë i trembur se gruas së tij mund ti kishte ndodhur ndonjëgjë, por u qetësua kur pa vajzën e tij për herë të parë në duart e së ëmës. Pas lindjes së foshnjës, gruaja u nis menjëherë për kontroll në spital.

39 vjeçarja tha për një televizion lokal se një grua e moshuar i morri taksinë të cilën e kishte thirrur sportelisti i hotelit në të cilën qëndronte dhe nuk arriti të gjejë një tjetër.

Çifti gjithashtu shprehu dëshirën për të takuar një kalimtare të quajtur Isabelle, e cila nuk nguroi të jepte pallton e saj për të ndihmuar me lindjen e foshnjës. Ata vendosën të quanin vajzën e tyre Isabelle në shenjë mirënjohjeje për gruan.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)