SHBA- Teksti i Dhjetë Urdhëresave, i gdhendur në një pllakë guri 1500 vjeçare, rezulton se është më i vjetri i zbuluar ndonjëherë.
Një gjetje e cila, e zbuluar në vitin 1913 gjatë gërmimeve hekurudhore përgjatë bregut jugor të Izraelit, ka marrë karakteristikat e legjendës.
Përafërsisht 50 kilogramë peshë, 60 centimetra lartësi, do të dalë në ankand sot - 18 dhjetor - në shtëpinë e ankandeve ‘Sotheby's’, në Nju Jork të SHBA-ve.
"Këta gurë janë tepër të rrallë", shpjegon eksperti i shtëpisë së ankandit. "Ne kemi një regjistrim në të cilin kemi gjetur gjithsej dhjetë, por nëntë të tjerët janë fragmente, që përmbajnë vetëm një pjesë të Dhjetë Urdhërimeve. Ky është i vetmi që përmban Dhjetë Urdhërimet e plota".