Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas shumë vitesh ku ajo u pa në gjendje të mjerueshme në rrugët e Neë Yorkut.
Pedagogia Jonila Godole me anë të një postimi në rrjetet sociale ka tjetër mendim. Ajo thotë se ndjesia e parë që ndjeu ishte keqardhje si nënë, grua dhe njeri. Por nga ana tjetër ajo shkruan se Parashqevia si para viteve 1990 dhe pas saj, i ka kënduar partisë.
Madje Godole ka publikuar edhe disa postime të Parashqevisë në Facebook, e cila e cilëson Enverin Hoxhën dhe Nexhmije Hoxhën, si çifti që e kthyen Shqipërinë në Parajsë.
Ndër të tjera Godole shkruan se Simaku mori famë në një regjim që nuk investonte për talentin nëse nuk kishe biografinë dhe qëndrimin e duhur ndaj partisë. Dhe ajo sipas Godoles i ka pasur të dyja.
"Kam ndjekur zhurmën mediatike këto ditë për Parashqevinë. Ndjesia e parë që pata ishte keqardhja. Si grua, nënë dhe njeri, uroj të rehabilitohet dhe të jetë mirë. Ndjesia e dytë lidhej me kontributin e saj në shoqëri, e rritur dhe e kultivuar nga një regjim që e ngjiti në majat më të larta duke i mundësuar suksesin dhe adhurimin. Së treti, kërkova pak, të dija se si kjo grua mendon, ç’reflektim ka pasur gjithë këto vite që jeton jashtë vendit për të shkuarën, të tashmen... Dhe pasi lexova postimet e saj, kuptova se Parashqevia, si para vitit 1990 ashtu edhe pas tij, ka vazhduar t’i këndojë partisë, dikur në Pallatin e Kongreseve, e më vonë në Facebook e gjetkë.
Parashqevia simbolikisht ka qenë kolona zanore e brezit tim, në një periudhë liberalizimi diku nga fundi i viteve 1980. Mori famë në një regjim që nuk investonte për talentin nëse nuk kishe biografinë dhe qëndrimin e duhur ndaj partisë. Dhe ajo siç duket i ka pasur të dyja. Ne, si popull, historikisht i falemi idhujve të rremë. Nuk pyesim kurrë se çfarë i kanë dhënë këta idhuj shoqërisë, përveçse çfarë i kanë marrë. Parashqevia mund të vazhdojë të jetë idhulli i gjithkujt, por nuk është idhulli im. Enveri dhe Nexhmija u larguan nga kjo botë, por nuk largokan dot nga mendja dhe zemra adhuruesve të tyre, qoftë edhe nga maja e Amerikës", shkruan ajo.
Si mundet nje femer te kete kaq zemer te zeze!Kujdes zonje se ekziston karma
PërgjigjuJonida ti je nje bushtër
PërgjigjuRegjimi,është pjesë e historis sonë,sipas teje,të gjithë ata artist të talentuar,që na kan argētuar gjat asaj periudhe,duhet ti urrejmë ??? Të duash Enver Hoxhë qënka mēkat,të duash Sali Berishēn ish-sekretarin e partis komuniste,ç'far ēshtë ?...Nē këtë vend nuk ka ndryshuar asgjë,iku Enveri e Ramizi,erdhi Saliu,Metà e Edi.
Përgjigjuja ke fut kot o jonila ....paske zili qe ate e duan te gjithe....
PërgjigjuJe pedagoge ? E habit eshte per menyren si shprehesh per te famshmen Parashqevi Simaku.Po mos kendo he kenfe per Enverin dhe Patti e te carbon prej llape dhe nuk ishte zvjedhhe por diktat. Megjithate je shume e oallogaritwshme para Parashqevise ne opinionin shqiotar
PërgjigjuKur e ke kryer shkollen Godole.E gjithe klasa politike eshte e lidhur me parting e punes.Ju sjeni humane.Mos noto kunder rrjedhes.Per 10 vite me radhe 1980 - 1990 ka qene xhevahiri I ketij vend.Sedra , egoja e divorci e kane shkatrruar.Ta ingranojme ne jeten e perditshme.Parashqevi Simaku siq thote nje koment ajo ka qene nje interpretuse e jashtezakonshme.Per ne ka kene dive , margaritar nje yll I skenes. Mos ta harrojme Agim Doçin qe per mua eshte poeti me I madh I 40 viteve.Dhe nderroj jete pa marre pencion special .Nuk na kushton me e ndihmu Parashqevi Simakun keto dite.Respekt per tekstin, muziken interpretimin per te gjithe.Nuk krahasohet teksti I sotem , muzika e interpretimi I kengetarve per degjenerimin qe na japin.
E kaluara është produkt i kohës, ajo që ndodh, është brenda saj.Parashqevia interpretonte këngë, nuk bënte këngë. Ti, me sa kuptoj, bullizon vetëveten, ajo këndoi dhe e kultivoi këngën shqiptare.