NJU JORK- Autoritetet amerikane arrestuar një oficer policie shqiptaro-amerikan në Nju Jork, pasi ka bashkëpunuar me personave të tjerë, për të bindur pronarët e bizneseve në Queens që t’i paguan atyre pagesa mujore.

Polici akuzohet për gjobëvënie ndaj bizneseve të shumta, por prokurorët amerikanë kanë cituar në mënyrë specifike pronarin e një restoranti shqiptar. Pronari sapo kishte hapur një restorant në Astoria, kur është vizituar nga Redinel Dervishaj, një tjetër shqiptar.

Pasi Dervishaj i tha atij se duhet të paguajë për të "operatuar në lagjen tonë", pronari i restorantit thirri oficerin Besnik Llakatura për ndihmë. Llakatura, që prokurorët thonë se ishte duke bashkëpunuar me Dervishaj, i tha pronarit të restorantit që t’i paguajë ata, pasi “Këta njerëz drejtojnë Astorian”.

Sipas prokurorëve, Llakatura gjithashtu i kishte kërkuar pronarit të restorantit të mos thërrasë policët. Ai gjithashtu la të kuptohet se familja e pronarit të restorantit ishte në rrezik. Në këtë moment, bashkëpunëtori i tretë, Denis Nikolla, kërcënoi me armë pronarin e restorantit.

Pronari i restorant bëri pagesat, rreth 24 000 dollarë në total. Llakatura kishte paguar rreth 6 000 dollarë.

Llakatura nuk e kuptoi se pronari i restorantit kishte adresuar lajmin edhe tek FBI.

Sipas “Daily News”, prokurorët thonë se Llakatura, është gjithashtu subjekt i një padije tjetër federale.

redinel dervishaj logo
(Në foto: Redinel Dervishaj, i arrestuar për gjobëvënie)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)