NJU JORK, 2 mars /ATSH-ANSA/ - SHBA nuk do të lejojnë që Irani të posedojë armë bërthamore dhe kaq mjafton, deklaroi sot ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power duke marrë fjalën në një konferencë të AIPAC-ut, lobi kryesor filoizraelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
"Besojmë fort në domosdoshmërinë e sigurisë së Izraelit", deklaroi Power.
"Besojmë në faktin se marrëdhëniet mes Izraelit dhe SHBA-së kanë rëndësi të jashtëzakonshme për politikën", theksoi ajo.
"SHBA do të jenë gjithmonë vigjilente për sigurinë e Izraelit", deklaroi Power./ a.jor.