Mozzik dhe Loredana janë një nga çiftet më të përfolur të showbizit shqiptar. Tashmë që edhe partnerja e reperit ju fut muzikës. Dyshja solli bashkëpunimin e tyre të parë “Bonnie and Clyde”. Klipi u shpërnda dhe u pëlqye masivisht duke kaluar 1 milion klikime në Youtube brenda 24 orëve.
Në intervistë për një gazetë zviceriane, "20 Minuten", Loredana ka rrëfyer për herë të parë eksperiencën e saj si repere e re. Ajo u shpreh se gjithçka po shkon shumë mirë, dhe se padyshim do të korrë një sukses të madh.
Foto e publikuar nga Mozzik
Mirëpo ajo që ka rrëmbyer vëmendjen është kushti që Loredana tregoi se i ka vënë partnerit të saj. Reperja e re ka ka rrëfyer se i ka vënë si kusht Mozzikut që të mos bashkëpunojë me asnjë femër tjetër përveç saj. A do t’i përmbahet reperi këtij kushti?!