Një shtetas polic, i shpallur në kërkim për vrasjen e një shqiptari në Greqi, u arrestua nga policia kufitare në Kakavijë, në tentativë për të lënë Shqipërinë drejt shtetit fqinj. Polaku me inicialet D.R, i cili dyshohet të ketë hyrë ilegalisht në Shqipëri, u paraqit në kufi me pasaportë greke me emrin Dimitris K. Nga burime për Report Tv mësohet se personi në fjalë dyshohet se është vrasës me pagesë.
Forcat policore shqiptare kanë ngritur dyshime për autenticitetin e kartës së identitetit dhe kanë hulumtuar më tej. Rezultoi se ai ishte polak, dhe se karta ishte e falsifikuar. Gjatë shoqërimi për verifikime në vijën e dytë, polaku kundërshtoi punonjësit e policisë.
Nga kontrolli dhe verifikimi i mëtejshëm rezultoi se shtetasi polak posedonte pasaportën me të dhëna të ndryshuara si dhe pasaporta rezultonte e vjedhur në sistemin e Interpolit. Gjithashtu, atij ju gjetën edhe një kartë identiteti greke dhe një leje drejtimi që dyshohet se janë të falsifikuara.
Nga veprimet e para hetimore, në bashkëpunim dhe me Interpol Tiranën, u bë indeitifkimi i polakut, përtë cilin policia jep vetëm inicialet. D.R, shtetas Polak, i dyshuar si autor i vrasjes së Mihal Kapurani, në vitin 2018 në Athinë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 550 euro, pasaporta greke, leje drejtimi dhe letërnjoftimi si dhe një aparat celular.
Në përfundim të veprimeve hetimore, nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në D.V.P Gjirokastër, u bë arrestimi në flagrancë i polakut, për veprat penale "Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave de vizave" , "Kalim i paligjshëm i kufirit" dhe "Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit policisë së rendit publik", parashikuar nga nenet 189, 297 dhe 242 i K. Penal.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.4%
-
Jo
25.7%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 265
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tentoi të nxirrte nga pika kufitare e Kakavijës 28 mijë euro pa i deklaruar, nën hetim 43-vjeçari
4 Mars, 13:59
-
Doganierët grekë në grevë, ndalohet kalimi i mjeteve në pikat kufitare me Greqinë, lejohen vetëm këmbësorët! Qytetarët për Report Tv: S’e dinim
28 Shkurt, 07:53
-
Doganierët grekë nesër në grevë, pezullohet qarkullimi i makinave në pikat kufitare me Greqinë! Kalojnë vetëm këmbësorë e ambulanca
27 Shkurt, 13:57
-
Po transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, në kërkim një 22-vjeçar! Vijon puna për identifikimin e tjetrit
11 Shkurt, 10:17
-
Gjirokastër/ ‘Andromeda’ shkatërron grupin e shpërndarësve të drogës, 17 të arrestuar, mes tyre 1 doganier! Pezullohen 2 efektivë të Kakavijës (EMRAT+VIDEO)
19 Janar, 11:12
-
Gjirokastër/ Lazaratasi i dehur përplas makinën e policit jashtë shërbimit, arrestohet 34-vjeçari pas aksidentit
2 Janar, 11:33
-
Proda inspekton Kakavijën dhe urdhëron vartësit: Asnjë pengesë artificiale për qytetarët në kufi, lehtësoni lëvizjen dhe bashkëpunoni me homologët
29 Dhjetor 2024, 21:40
-
Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, ministri Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi në kufi! Proda-vartësve: S'dua pengesa artificiale!
29 Dhjetor 2024, 12:12
-
Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, vihet në pranga 19-vjeçari pakistanez
26 Dhjetor 2024, 10:57
-
Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal
23 Dhjetor 2024, 08:40
-
Festat sjellin shqiptarët në Atdhe/ Fluks në portin e Vlorës, Durrësit, Kakavijë dhe Kapshticë (VIDEO)
22 Dhjetor 2024, 08:59
-
Kakavijë/ Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 16 mijë euro, lekë dhe paund të padeklaruara, nën hetim 47-vjeçari
10 Dhjetor 2024, 09:33
Nje shtetas Polic?
Përgjigju