Rigels Rajku i njohur ndryshe si Noizy feston sot (27 shtator) përvjetorin e tij të 29-të. Reperi i ka kaluar orët e para të mëngjesit me miqtë dhe fansat e tij në një nga lokalet e kryeqytetit, ndërsa e ka paralajmëruar ditëlindjen disa ditë më parë në llogarinë e tij në Instagram, ku me humor ka thënë se pret edhe dhurata në prapaskenë.

Fanset e liderit të grupit OTR, janë 'çmendur' me komente e 'surpriza virtuale', ndërkaq reperi i ka falënderuar të gjithë duke postuar një foto duke prerë tortën.
noizy
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)