Noizy në krah të Veliajt: E ke kthyer Tiranën në një qytet Europian! Të uroj fat dhe fitoren e kemi në xhep

Këngëtari i njohur Rigels Rajku , i njohur si Nozy, i uron fitoren kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit. Përmes një videomesazhi, Noizy shprehet se dikur i vinte turp të sillte miqtë e tij në kryeqytet, ndërsa sot Veliaj e ka kthyer Tiranën në një qytet Europian.

“Lalo, ky mesazh vjen për ty, për gjithë mbështetjen, jo se jemi shokë, por puna flet vetë, për gjithë këto vite që e ke kthyer Tiranën në një qytet Europian. Dikur më vinte turp të sillja shokët e mi ose miqtë e mi që vinin nga jashtë, në Tiranë t’u tregoja që ky është kryeqyteti im ku jetoj. Por puna jote flet dhe me të vërtetë uroj të kesh  forcë akoma më shumë seç ke, dhe të uroj vetëm suksese dhe të na nderosh sikurse kë bërë gjithë këto vite. Njëri një ditë më pyeti se ç’punë ke ti me Tiranën? Ti je nga Durrësi. Tirana është edhe kryeqyteti im, jo vetëm i yti. Kështu që forca vëlla! Të uroj fat dhe fitoren e kemi në xhep! Ju dua”, thekson Noizy.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

 

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran: 24/04/2023 12:14

    Qe veliaj fiton e di dhe bufi po ti qe ke koken si qen sharri ik bej no nje spiunllek andej nga durrsi ate be o kalec

    Përgjigju
  • Serviljoni: 24/04/2023 11:55

    Përveç, hashashit drogërave e kriminalitetit pa fund e amullisë që të duket si në Sinaloa nuk kuptoj çfarë krahasimi mund të imagjinohet me qytetet europiane që përmend ky 5 lekësh hekuri.

    Përgjigju
  • adi: 24/04/2023 11:28

    sigurisht qe do e promovoj? ky ka ble 3 apartamente tek "durres marina" nderkohe aty vec vinca shof akoma. pastron leket shoku normale e do veliajn. nuk shikon qe po ikin te gjithe po e shef vetem 4 muret e shpise dhe xhepin e vet

    Përgjigju
  • Arjan Tase: 24/04/2023 10:42

    Po ngele ti te promovosh kte mashtruesin ,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Finlandë, babagjyshi niset me slitë nga fshati i tij  për shpërndarjen e dhuratave përreth botës

VIDEOLAJM/ Finlandë, babagjyshi niset me slitë nga fshati i tij për shpërndarjen e dhuratave përreth botës