Noka: Basha dhe Kryemadhi te Teatri jo barrikadë njerëzore kundër shembjes, por thjesht për solidaritet! Legalizimi i kanabisit mjekësor? 99% të parcelave do i marrin sërish bandat

TIRANË- Ish- deputeti i PD-së, Flamur Noka ka deklaruar se prania e kryedemoratit Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, monita Kryemadhi te Teatri Kombëtar nuk është për të bërë barrikadë njerëzore kundër shembjes, por për solidaritet me artistët. 

"Nuk kemi shkuar për të bërë barrikadë njerëzore, opozita, Basha dhe Kryemadhi janë për të treguar solidaritetin dhe suportin politik që ne i japim kauzës së artistëve. Është kauzë. Ne jemi për të mbrojtur çdo të drejtë kushtetute dhe ligjore të qytetarit. Beliaj tha asnjë ndërtim në Tiranë nuk do ketë, sot e ka bërë Tiranën gjithë kulla. Askush nuk ka deklaruar që nuk do të ketë ndërtime, vetëm Veliaj dhe ja ku jemi sot", tha Noka.

Pyetur për 2 gjobat e vendosura ndaj kreut të PD-së,Noka tha se ky është një tregues të "regjimit diktaktorial" të kryeministrit Edi Rama.

"Gjoba? kjo është fytyra e një regjimi. Mendon se Basha do marrë leje re e- Rama, se do i marrë leje kur të bëjë politikë dhe të mbrojtja interesin e qytetarëve. Nuk mund të ketë asnjë karagjozllëk që të bë. Po tentojnë të shtyjnë gjendjen e fatkeqësisë natyrore sa për ta shtyrë, se po kërkon që të mbajë karrigen e vet, se e di që i ka ditët e numëruara", tha Noka.

Një tjetër çështje me rëndësi për të cilën është pyetur Noka ka qenë legalizimi i kanabisit mjekësor, propozim i bërë nga kryeministri Edi Rama, pak ditë më parë. Njëjtë si pjesa tjetër e opozitës, Noka tha se kjo është një formë e legalizimit të hashashit, jo vetëm për qëllime mjekësore duke e quajtur të pafuqishme me qëllim shtetin për ta kontrolluar. "99% të parcelave do i marrin prap bandat. "Nuk ishte rastësi që Tahiri emërohet ministër i brendshëm se ka qenë garant mes bandave dhe qeverisë, bandat morën shpërblim për mbështetjen. Nuk ka qenë e rastësishme,  jemi para zgjedhjeve të tjera", shtoi Noka.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 16/05/2020 11:53

    Doli ky t....pi.

    Përgjigju
  • Nik: 16/05/2020 08:09

    Respekte Zoti Flamur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët