Noka dhe deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Spiropali i heq fjalën për fyerje ndaj kryeparlamentares! Ndërpritet seanca

Opozita bllokon foltoren e Kuvendit gjatë seancës së sotme plenare. Shkak u bë ndërprerja e fjalës ndaj deputetit demokrat Flamur Noka, i cili nuk largohej nga foltorja pa e marrë atë sërish.

Megjithatë Spiropali nuk ia dha fjalën Nokës, pasi sipas kryeparlamentares deputeti po përdorte fjalë fyese dhe nuk po fliste për procedurën e rendit të ditës. Më tej u afruan dhe deputetët e tjerë të opozitës, teksa Spiropali njoftoi 5 minuta pushim.

Pjesë nga debati:

Spiropali-Nokës: Mos na qani hallin ne! Nuk jemi njësoj. Ju hiqet fjala, nuk mund të fyeni kryetaren e kuvendit

Korreshi: Ne nuk e dimë ça ka ndodhur këtë javë, fjalë korridoresh, na kanë thënë që ju kanë tërhequr veshin.


Lajmi kryesor:

LIVE- Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! Bardhi: Ju urdhëroi vëllai i Olsit


G.K/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Vorë-Hani i Hotit/ BERZH hap tenderin ndërkombëtar 373 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës

Vorë-Hani i Hotit/ BERZH hap tenderin ndërkombëtar 373 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës