Noka kërkon largimin e Tahirit: Po i
jep mbrojtje krimit dhe trafikantëve

Noka kërkon largimin e Tahirit: Po i<br />jep mbrojtje krimit dhe trafikantëve
Pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar Flamur Noka duke akuzuar se nuk tha asnjë fjalë për personin përgjegjës për 23 ton kanabis të sekuestruara  sipas tij nga prokuroria ne Vlorë.
 
Gjithashtu ish-ministri Noka u shpreh se Tahiri nuk ka tha asnjë fjalë për kërcënimin që trafikantët i bënë një prokurori në prani të policisë.
 
Deputeti i PD kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, pasi sipas tij i jep mbrojtje krimit dhe trafikantëve.
 
Deklarata e plotë e Flamur Nokës
Si nje vrases gjakftohte qe ben si i penduar per te perfituar nga falja, u shfaq sot Sajmir Tahiri para shqiptareve. Por vrasesi gjakftohte ne rastin me te pare do kthehet prape tek vrasja e ashtu dhe Tahiri sa te filloje sezoni i mbjelljes do te kthehet prap tek arat e kanabisit, sepse kete ka bere per tre vjet me radhe duke e 5-fishuar siperfaqen e me kanabis, nga nje vit me pare.

Tahiri tha se i kuptoka qytetaret qe ngasja për të luftuar papunësinë, i con te puna e paligjshme, I con tek mbjellja e droges ,por nuk tha se ai dhe Edi Rama e rriten papunesine dhe varferine pikerisht per ti detyruar ata te punojne si skellever ne parcelat e Habilajve, Balilajve e trafikanteve te tjere qe me lejen e tyre kultivojne kanabis.

Qe Tahiri nuk quan trafikante asnje nga kokat e krimit dhe trafikut ne Shqiperi, kjo eshte gjeja me e sinqerte qe ka thene ne 3 vjet minister. Madje jo vetem qe nuk i quan te tille por edhe kur situata i del jasht kontrollit e prokuroria a vendet partnere i quajne te tille, Tahiri i brendshem u jep mbrojtje, nuk i arreston dhe i ndihmon te arratisen, sic beri me Balilajt, Frrokajt e shume te tjere.

Sot Tahiri nuk tha asnje fjale per personin pergjegjes per 23 ton kanabis te sekuestruara nga prokuroria ne Vlore. Nuk tha asnje fjale per policet qe me urdher te tij u japin mbrojtje dhe ruajne arat me kanabis. Nuk ka tha asnje fjale per kercenimin qe trafikantet i bene nje prokurori ne prani te policise. Sot me zerin qe i dridhej e gjuhen e trashur nga humbjet e fundit te miqve te tij trafikante, u tha qytetareve mos mbillni kanabis edhe pse ata jane thejsht punonjes- skllever ne arat e miqve te tij.

E vetmja gje me kuptim qe duhej te bente sot Tahiri ishte dorheqja, si njeriu qe i jep mbrojtje krimit dhe trafikanteve dhe qe pa te do te ishte i pamundur kanabizimin e Shqiperise.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik