Ish-deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka gjatë një takimi me qytetarët ku i ftoi që të bashkohen në protestën e 16 marsit para Kryeministrisë për të rrëzuar Edi Ramën, komentoi edhe vendimin e Rudina Hajdarit për të mos djegur mandatin.

Ai tha se po të ishte Azem Hajdari gjallë nuk do ta kishte bërë një gjë të tillë. "Ajo ka folur vetë dhe se te rreshtohesh përkrah Edi Ramës është gjeja e gabuar.  Po të ishte Azem Hajdari gjallë s’do ta kishte bërë një gjë të tillë" deklaroi ai.

Vajza e Azem Hajdarit pranoi që të qëndronte në parlament duke mos e djegur mandatin, ndërsa sqaroi se një vendim të tillë e mori në interes të vendit, duke vendosur Shqipërinë mbi partinë.