Noka merr në mbrojtje Berishën nga ‘Facebook’: U arrestua pa asnjë akuzë e provë, mosbindje civile

Noka merr në mbrojtje Berishën nga ‘Facebook’: U arrestua pa asnjë akuzë e provë, mosbindje civile

I konsideruar krahu i djathtë i Berishës, Flamur Noka e quan vendim politik të Edi Ramës masën e arrestit në shtëpi ndaj ish-kryeministrit. Deputeti Noka nga Facebook-u shkruan se përgjigjja do të vijë përmes mosbindjes civile.

“Me  vendimin e sotëm të Drejtësisë Politike mund te themi se Edi Rama e ktheu Shqipërinë ne Rusinë e vogël te Europës me liderin e opozitës të arrestuar. Sot lideri i  opozitës Prof Dr Sali Berisha arrestohet e burgoset pa asnjë akuze, pa asnjë fakt e pa asnjë prove …thjesht sepse ne liri dhe ne aktivitet politik i kall datën Edi Rames dhe bandës se pushtetit. Arrestohet sepse po i diskreditonte çdo dite e me shume me fakte e prova Drejtësinë e Re Politike e cila fsheh, asgjëson provat për Erion Veliajn, Engjell Agacin dhe kreun e regjimit Edi Rama dhe sajon dosje politike për krerët e opozitës…SPAK dhe GJKKO pas këtij vendimi rikthyen  Sigurimin e Shtetit si organe dhune te diktaturës ndaj kundërshtarëve te Regjimit .Llogarite i kane bere gabim. Mosbindja civile për te gjunjëzuar ketë narkoregjim për opozitën dhe shqiptaret është rruga e vetme .O Sot o Kurre..

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Izraeli: Armëpushimi me Hezbollahun është dhunuar! Goditen tre qytete në juglindjen e Libanit

Izraeli: Armëpushimi me Hezbollahun është dhunuar! Goditen tre qytete në juglindjen e Libanit