Noka para protestuesve: Rama na ndalon të hyjmë në Kuvend se është në panik! I pashpresë, ka kthyer parlamentin në burg

 

Flamur Noka ka marrë fjalën para protestuesve që janë mbledhur para parlamentit duke e cilësuar Edi Ramën si “e zeza e Shqipërisë” që duhet të largohet nga posti i kreut të qeverisë. Teksa protestuesit e duartrokisnin dhe brohorisnin “Rama ik”, Noka thoshte se nuk mund t’ia hedhë këtë herë se nuk do e tolerojnë dhe do vijojnë me revolucionin.

“U ndaluam për të disatën herë të hyjmë në Kuvendin ku ju na keni votuar për të na përfaqësuar. Edi Rama, sot dhe gjithë këto ditë ka treguar se është në panik të tmerrshëm. Ai dhe kushdo tjetër në këtë tokë e di se ku ka shkelur ndaj paniku nuk e shpëton dot. Ai është nën panik, mendon se duke bllokuar zërin e opozitës, duke e kthyer parlamentin në burg që ruhet se ka urrejtje për fjalën e lirë, mendon se do ia hedhë. I ka bërë llogaritë gabim. Edi Rama është i pashpresë. Qytetarët s’mund të pranojnë që të kenë kryeministër McGonigalin. Shqiptarët e lirë s’mund të pranojnë që të kenë për kryeministër një njeri që për 9 vite ka punuar vetëm për të luftuar PD e opozitën shqiptare.

Ka luftuar çdo sekondë për të zhdukur opozitën. Ai është kapur duke korruptuar dhe shqiptarët kurrë nuk mund të pranojnë të kenë një kryeministër, një njeri që është i korruptuar se asnjë prej jush nuk e njeh korrupsionin. Ju jeni njerëz të lirë, të vlerave. Taksat e shqiptarëve janë vjedhur prej 9 vitesh. Ne i themi atij “uji i gamiles tënde po sos”. S’je më përfaqësues i joni se s’mund të pranojmë në krye të qeverisë një person të etiketuar si turpi i Shqipërisë e demokracisë. Zëri juaj është këtu. Askush s’do na ndalojë në këtë revolucion se nuk do të tolerojmë më. Vrulli i njerëzve të lirë do të të fshijë nga karrigia jote”, tha Noka.


Lajmi kryesor:

Pak protestues para Kuvendit, Report Tv sjell pamjet me dron! Berisha: Në 2 mars, Ramës i shkojmë në Surrel nëse nuk vjen në parlament! Meta: Do rivendosim llogaridhënien


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja