Pak protestues para Kuvendit, Report Tv sjell pamjet me dron! Berisha: Në 2 mars, Ramës i shkojmë në Surrel nëse nuk vjen në parlament! Meta: Do rivendosim llogaridhënien

Paralelisht me seancën plenare në Kuvend u mbajt për rreth 2 orë e gjysmë protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha dhe aleati i tij Ilir Meta. Njëjtë si në seancën e kaluar janë parë një numër shumë i vogël protestuesish, vetëm disa qindra, siç duket edhe nga pamjet ekskluzive të siguruara me dron nga Report Tv.

Rithemelimi ishte kujdesur për të vendosur një projektor jashtë Kuvendit që të ndiqnin seancën plenare. Sapo zv.kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj njoftoi datën 2 mars për mocionin me debat me Edi Ramën, Berisha u zotua se do i shkojnë pranë banesës së tij në Surrel nëse mungon në parlament.

“Tani, le të betohemi këtu, në emër të të gjithë atyre që përfaqësojmë, po nuk u bë mocioni me debat në parlament, do bëhet në Surrel. Paqësor, urtë e butë”- tha Berisha.

Po ashtu në fjalën e tij, Sali Berisha i bëri thirrje policisë që të mos provokojnë protestuesit ndërsa Ilir Meta u shpreh se do të rivendosin llogaridhënien. Berisha, i cili herë dëgjonte çfarë ndodhte në Kuvend e herë fliste para protestuesve, i tha se ky është revolucioni i shqiptarëve, jo i PD duke shtuar se kjo lëvizje është për interesat e shqiptarëve. Në një moment kur Monika Kryemadhi iu drejtua me gjuhë të ashpër zv.kryetares së Kuvendit Ermonela Felaj dhe në fund përdori shprehjen "Ato male rripa rripa një herë ma hipe, një herë ta hipa", Ilir Meta po qeshte ndërsa Sali Berisha vuri duart në kokë. 

Edhe në këtë protestë nuk kanë munguar tymueset e hedhura nga protestuesit në drejtim të policisë. Por fatmirësisht nuk pati tensione mes protestuesve dhe policisë. Gjatë protestës, deputetë të përjashtuar nga seanca plenare e Kuvendit mbajtën fjalimet e tyre kundër vendimit të Byrosë së Parlamentit që la në fuqi vendimin për përjashtimin e Berishës, Nokës, Këlliçit dhe Palokës. Këta të fundit tentuan të hynin në seancën plenare të Kuvendit por nuk u lejuan nga forcat e gardës, me arsyen se janë të përjashtuar me vendim të Komisionit të Etikës. Ndërkohë që jashtë kuvendit, mbaheshin fjalime, deputetë të PD në parlament krijuan sërish kaos duke u rënë bilbilave dhe duke krijuar të njëjtën situatë si në seancën plenare të ditës së hënë.

E pranishme në protestë ka qenë edhe ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli e cila tha se një situatë e tillë ku 12 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga seancat plenare, nuk ka ndodhur kurrë në historinë e parlamentarizmit shqiptar. Në mbyllje të protestës, Berisha i shoqëruar nga një grup protestuesish u drejtua në selinë e PD-së, nga ku deklaroi se protestat do të vazhdonin në të njëjtën mënyrë deri në dorëheqjen e Ramës. Teksa foli edhe për protestën e thirrur në datë 3 mars, në të njëjtën ditë kur gjykata e Apelit vendos 'fatin' e PD-së, Berisha tha se caktimi i kësaj date nuk ishte formë presioni ndaj gjykatës. 

Për mbarëvajtjen e protestës së opozitës u organizuan rreth 1000 efektivë policie. Në rreshtin e parë, u vendosën efektivët e forcave të rendit, ndërsa në gatishmëri ishin edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në rast të një përplasje të mundshme. Pjesa më e madhe e efektivëve të policisë u vendos në pjesën e pasme të godinës nga ku u bë e mundur edhe hyrja e deputetëve të mazhorancës në Kuvend.  Kjo është protesta e dytë që opozita mban jashtë Kuvendit, duke kërkuar organizimin e seancës plenare me mocion me debat ku Rama të pyetet lidhur me çështjen McGonigal. 

Ndërkohë, 12 deputetë të opozitës vijojnë të jenë të përjashtuar nga seancat plenare të Kuvendit. 

8 shkurt, Komisioni i Etikës vendosi përjashtimin me 10 ditë të deputetëve të opozitës Luçiano Boçit, Albana Vokshit, Ervin Salianjit, Ina Zhupës, Luan Baçit, Tritan Shehut, Gazmend Bardhit dhe Bledion Nallbatit me arsyetimin e shkeljes së etikës dhe ofendimin e kryeparlamentares, Lindita Nikolla. Ndërsa ditën e djeshme i njëjti komision, përjashtoi me 10 ditë nga seancat plenare, Berishën për deklaratat e tij ku fliste për orgji të zyrtarëve të PS dhe ish zyrtarit të FBI-së, McGonigal. Po ashtu u vendos përjashtimi me 10 ditë për Nokën për shkelje të etikës, dhe më 5 ditë përjashtim për Këlliçin dhe Palokën të cilët bllokuan foltoren e Kuvendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:51
Berisha mban protestë para parlamentit, ironizon deputeti i PD-së: S'ka si të jetë pjesë e çështjes së vulës së partisë Ilir Meta

1676551907_33149014314084857333049821394267222341785758n.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka ironizuar protestën e Berishës dhe pjesëmarrjen e Ilir Metës.

"Nje gje eshte e sigurte, ceshtja e “vules” se PD, as nuk eshte e as mund te jete ceshtje e Ilir Metes.

Kjo eshte pak por e sigurt…"- shkruan Çollaku.

Ora 12:44
Më 3 mars vendoset fati i PD në Apel, Berisha: Do bëjmë protestë të madhe kombëtare! Revolucioni vazhdon

 

Sali Berisha ka lajmëruar se më 3 mars do të mbajë një protestë të madhe kombëtare, pikërisht në ditën kur gjykata e apelit do të shqyrtojë vendimin e Agron Zhukrit për ti kaluar PD-në Berishës. Megjithatë sipas Berishës, kjo protestë nuk është kërcënim për gjykatën, pasi s’ka lidhje me të. Sipas Berishës, ato kanë vendimin e gjykatës.

‘Revolucioni marshon dhe sot para parlamentit, qytetarët dhe deputetë tanë në sallë dhanë mesazhet më të fuqishme. Çdo ditë ky regjim fakton se ka humbur legjitimitetin e tij. Ky nuk është më një regjim legjitim. Ky regjime erdhi bazuar në dhunimin e zgjedhjeve, në vjedhjen e votave të qytetarëve. Ky është një regjim monist që përdor parlamentin për të miratuar ligjet për klanet e drogës dhe klientëlen e tij, për të fshehur vrasje në gjirin e familjes kriminale qeveritare. Ky regjim mobilizon të gjithë vjedhjet që bën për të qëndruar në pushtet. Kjo e jona nuk është një beteje për PD-në, po një betejë për çdo shqiptar. A nuk kanë të drejtë qytetarët shqiptarë të mësojnë se nga erdhën 222 mijë dollar që ju dhanë nën dorë McGonigalit. Revolucioni vazhdon protesta kombëtare me 3 mars, bashkohemi kundër regjimit. Protesta e 3 marsit nuk ka të bëjë fare me gjykatën. Ne e kemi vendimin e gjykatës i përmbahemi atij parimi, që i përmbahen njerëzit e lirë në gjithë botën.’- u shpreh Berisha.

Berisha tha se forcë nuk është dhuna dhe se revolucioni do të jetë paqësor.

‘Të gjithëve u them se forcë nuk është vetëm dhuna. I garantoj se revolucioni paqësor e ka më të sigurt fitoren se çdo forcë tjetër. Pjesëmarrja e jashtëzakonshme. Kanë lënë punë e çdo gjë. Sakrifitor të mëdhenj. Janë shkëputur nga puna se do ushqejnë fëmijët në darkë.’- tha Berisha.

I pyetur se ku ndryshon revolucioni i tij nga ai i Lulzim Bashës, Sali Berisha nuk gjeti ndonjë ndryshim, por u kthyer duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se në kohën kur ishte në opozitë për 3 muaj parlamentin mbajti parlamentin me bilbila.

‘Në vitin 2009 kur PD fitoi zgjedhje të certifikuara ku thotë se u plotësuan kriteret kryesore të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet. Edi Rama vetëm për të sabotuar marrëveshjen e stabilizim asocimit si anti-shqiptar që ishte mbajti 3 muaj parlamentin me bilbila kurse Bilbil-Basha pas atij procesi votoi vettingun. Tani besoj se e kuptoni ndryshimin e opozitës.’- u shpreh Berisha.

Ora 12:34
Mbyllet protesta para Kuvendit, Berisha i drejtohet selisë blu

1676547063_Screenshot13.jpg

Pas rreth 2 orësh, është mbyllur protesta para Kuvendit dhe Sali Berisha i është drejtuar selisë blu.

Ora 12:25
VIDEO/ Shprehja e Kryemadhit në Kuvend, Berisha vë duart në kokë, Meta dhe Noka nuk e mbajnë dot të qeshurën

 

Shprehja e Kryemadhit në Kuvend drejtuar Felajt “Në këto maja rripa-rripa një herë ma hipe, një hera ta hipa”, ka shkaktuar të qeshura mes protestuesve të cilët po e dëgjonin. Mes tyre, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk e ka mbajtur dot të qeshurën, po ashtu edhe deputeti Flamur Noka. Ndërsa ish kryeministri, Sali Berisha duke qeshur me të madhe, ka vënë duart në kokë pasi dëgjoi shprehjen e deputetes së Partisë së Lirisë.

Ora 12:23
Berisha para protestuesve: Po nuk erdhi në parlament për mocionin me debat, Ramës do i shkojmë në Surrel më 2 mars

 

Pasi në Kuvend u njoftua se më 2 mars do të mbahet mocioni me debat me Edi Ramën, Sali Berisha njoftoi se nëse do të mungojë në seancë, bashkë me protestuesit do shkojnë pranë banesës së tij në Surrel.

“Le të betohemi këtu në emër të të gjithë atyre që përfaqësojmë se ai mocion po nuk u bë në parlament do bëhet në Surrel. Paqësor, urtë e butë por shpella e së keqes është Surreli. Ai nuk pranon të vijë këtu. Atëherë ne do shkojmë atje ku struket ai. Surreli do jetë objekt i revolucionit paqësor. Shkojmë ne aty karshi dhe i themi kemi 13 pyetje o sulltan. Pra revolucioni nuk ndalet por të jeni të sigurt se do fitojmë”, tha Berisha.

Ora 11:49
Meta i ashpër me Ramën: Kur ky kastravec kërkon të marrë vulën e një partie, mendoni çfarë mund të bëjë me pronat e shqiptarëve

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, gjatë fjalës së tij u shpreh i ashpër ndaj Ramës. Duke e akuzuar se kërkonte të merrte vulën e PD-së, ai tha se të njëjtën gjë mund ta bëjë me pronën e çdo shqiptari. 

“Një kastravec që kërkon të marrë vulën e një partie që e ka shkruajtur historinë e saj me sakrifica dhe dëshmorë pa asnjë diskutim mendoni çfarë mund të bëjë me pronat e shqiptarëve. A e dëgjuat si tha drejtori i hipotekës, edhe presidenca nuk i ka letrat në rregull. A e kuptoni ju këtë? Nëse edhe Presidenca nuk i paska rregullat në rregull, cili qytetar mund të jetë i sigurt për letrat e pronës së tij? Prandaj të gjithë shqiptarët dhe socialistët e ndershëm të ngrihen në këmbë”-tha Meta mes të tjerash. 
 

Ora 11:38
Protesta para Kuvendit/ Protestuesit hedhin tymuese në rrugë (VIDEO)

 

Në protestën që po mbahet para Kuvendit, janë hedhur edhe tymuese nga protestuesit. Deri më tani nuk raportohet për përplasje me policinë.

Ora 11:38
Meta para protestuesve: Skenari i Ramës, asgjësimi i demokracisë! Mos prisni t'u vënë traun si në derë të shtëpisë

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur para protestuesve të mbledhur pranë Kuvendit duke i thënë që të mos pranojnë që kjo qeveri t’i vendosë traun kudo e t’i marrë lekë sa herë dalin e hyjnë. Meta tha se është i bindur që shumë shpejt në Kuvend do të dëgjohet fjala e lirë ndërsa akuzoi Ramën se ka synim të asgjësojë demokracinë.

“Asgjësimi i demoracisë është skenari i Edi Ramës. Përmendi traun doktori. E kanë shumë qejf traun, e duan traun kudo, e vunë edhe në Divjakë. U bëj thirrje të gjithëve që na dëgjojnë, mos prisni t’ua vëjnë traun nëdhe  derë të shtëpisë e t’u marrin lekë edhe kur dilni e hyni. Jam i bindur se në këtë mënyrë të qëndrueshme, të vendosur, paqësore, demokratike, shumë shpejt në sallën e Kuvendit do të dëgjohet fjala e lirë dhe drejtësia s’do jetë më në xhepin e Edi Ramës.

Ndërkohë që plaçkitin ditën me diell portin e Durrësit dhe e çojnë kilometrin më shtrenjtë se vendet e BE, prandaj pedagogët i kanë rrogat sa gjysmat e kolegëve në Kosovë e rajon, prandaj mësuesit i kanë pagat sa 40% në Malin e Zi, prandaj nuk ka ndihma për prindërit. Prandaj në statistikat e Britanisë së Madhe nuk shihni që në krye të atyre që kalojnë La Manshit të ketë nga Mali i Zi, Serbia e Maqedonia, ka nga Shqipëria, Afganistani dhe Siria.

Nuk ka lënë fjalë më banale më të papranueshme. S’ka lënë fyerje pa bërë ndaj zonjave ndaj grave ndaj deputetëve. Të gjithë kemi solidaritet me deputetët e vërtetë opozitare. Njëkohësisht edhe me PD-në. Nuk kemi në diskutim çështjen e PD-së! Kemi një kastravec që kërkon të provokojë shqiptarët në ndjenjën më të fortë të dinjitetit njerëzor dhe atij kombëtar! Të gjithë në këmbë kundër këtij regjimi.”, tha Meta.

Ora 11:37
Berisha-policëve: Mos i provokoni protestuesit se do kemi probleme serioze! Janë paqësorë

 

Sali Berisha i ka bërë thirrje policëve që të mos provokojnë protestuesit se do të kenë probleme serioze. Po ashtu thekson se revolucionin do ta arrijnë përmes paqes, jo dhunës.

“Ata duan parlamentin për të votuar ligje sipas trafikantëve, e duan parlamentin vetëm e vetëm se si e si mund të forcojnë lidhjet e tyre me krimin e vjedhjen për të miratuar marrëveshje. Ne problem kemi Edi Ramën dhe pa e larguar atë s’ka gjykatë, as drejtësi, as të drejta të njeriut. Edhe atyre i them mos i provokoni protestuesit se janë paqësorë. Në provokimin e parë do të kemi probleme serioze. Beni mirë të vendoseni ku është trau, jo këtu te rruga. Po mbroni një bunker të krimit, të fjalës së ndaluar. Është revoltë, komunikim, forcë. Nuk ka forcë më të madhe në botë se paqja. Jo dhunës. Duhet të keni besim që revolucioni ynë do fitojë”, tha Berisha.

Ora 11:35
Çështja McGonigal/ Berisha sulmon ambasadorët e huaj në Shqipëri: Pengje korrupsioni të Ramës! Dilni, mos u strukni, ju jeni McGonigalët e vërtetë

 

Ish kryeministri, Sali Berisha ka thumbuar edhe ambasadorët e huaj në Shqipëri duke deklaruar se shumë prej tyre janë ‘McGonigalë të veshur me imunitet diplomatik’. 
Me deklaratën e bërë, Berisha duke mos përmendur emër por duke nënkuptuar ambasadoren amerikane Yuri Kim, tha se në Shqipëri ka ambasadorë që janë pengje korrupsioni të Ramës. 

“McGonigal i cili tradhëtoi vendin e tij po tradhëtar ka kudo, u pagua si vrasës me pagesë për të shkatërruar opozitën me qëllim të vetëm për pushtetin e Edi Ramës ku të vidhte dhe të vinte gjoba pasanikësh shqiptarë. Të gjitha këto për pushtetin që sipas tij mbështetej nga institucioni i FBI. Në pamje të parë ai ishte një armik, i egër i opozitës shqiptare. Por, nuk punuan më pak për pushtetin e Edi Ramës edhe Gonigalë tëtjerë. Kujtoni deklaratat e Gonigalëve me imunitet diplomatik. Ata ishin pengje korrupsioni të Edi Ramës. Që tani struken, se mos u dalin lidhjet e Gonigalit. Mos u strukni u them, dilni se për shqiptarët jeni Gonigalët e vërtetë.
 

Ora 11:30
Pankarta në protestën e thirrur nga Berisha: Faktet dolën, dorëheqja detyrim

1676543545_f7fd02b4f93846ed901fa9bd38584fc2.jpg

“Rama ik, Rama ik” ishin thirrjet e protestuesve që mblodhi Sali Berisha para Kuvendit, ku nuk ndalën brohoritet kundër qeverisë.

Ndërsa në një prej pankartave që kanë zgjedhur për këtë protestë shkruhet: “Faktet dolën, dorëheqja detyrim!”

Ora 11:22
Berisha para protestuesve: Parlamenti është kthyer në bunker të fjalës së ndaluar! Këta i urrejnë qytetarët, i takojnë vetëm 1 herë në 4 vite

 

Sali Berisha ka mbajtur fjalën para protestuesve duke thënë se parlamenti është kthyer në bunker të fjalës së ndaluar dhe akuzon qeverinë se futen në xhepat e qytetarëve. Po ashtu thekson se anëtarët e mazhorancës i urrejnë qytetarët dhe i takojnë vetëm një herë në 4 vite kur duan votën.

“Ju protestoni sot për çdo shqiptar i cili ka në vetëdijen e tij të çmuara idealet e lirisë. Ju protestoni këtu sot për çdo shqiptar dhe protestoni për çdo shqiptar i cili beson se parlamenti duhet të jetë tempulli i demokracisë dhe jo bunkeri i fjalës së ndaluar. Ju protestoni sot për çdo shqiptar, i cili beson pavarësisht se për cilën forcë politike ka votuar, por beson se aty në parlament, ata që përfaqësojnë opozitën janë për t’ia thënë të vërtetat në sy qeverisë. Ju protestoni sot për të gjithë ata shqiptarë të cilët dëgjojnë për një mori të pafundme aferash dhe duan të dinë të vërtetën e vjedhjeve të këtyre qeveritarëve, protestoni për të gjithë ata shqiptarë, të cilët pavarësisht nga bindjet politike shkëpusin nga vetja bijtë e zemrës dhe i nisin në vendet e huaja. Ju protestoni sot për të gjithë shqiptarët që duan të besojnë se Shqipëria është vend i bekuar. Ky është revolucioni i shqiptarëve, jo i PD.

Pse ky parlament nga tempull i fjalës së lirë është shndërruar në bunker të fjalës së ndaluar? Shumë thjesht, çdo hajdut që të futet në shtëpi për të vjedhur, nëse e kap në flagrancë tenton dhe të të vrasë. Këta në shtëpitë tona nuk futen direkt si banda, por në xhepat tona, taksat tona, këta vjedhin natën e ditën, vjedhin në terr, në mesditë, çdo javë e muaj. Njëlloj si hajdutët që futen në shtëpi me urrejtje, i urrejnë qytetarët. Asnjëherë s’takohen me qytetarët”, tha Berisha.

Ora 11:21
Pas më shumë se një ore prej nisjes së protestës, Meta u bashkohet protestuesve para Kuvendit gjatë kohës që flet Berisha

Pas më shumë se 1 orë prej nisjes së protestës para Kuvendit, ka mbërritur pranë protestuesve edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë kohës që Berisha mbante fjalën në podium.

Ora 11:14
Zhupa: Deputetët e Edi Ramës u futën fshehurazi nga dera e dytë e Kuvendit! Nuk dolën përballë protestuesve

 

Deputetja e PD, Ina Zhupa duke folur para protestuesve tha se deputetët e mazhorancës kishin hyrë në Kuvend fshehurazi duke u përpjekur të mos përballen me qytetarët e mbledhur para godinës së parlamentit.

“Doktor Berisha vjen këtu me misionarët e revolucionit dhe krenarinë e demokracisë. Ne sot pamë me sytë tanë sesi disa deputetë zgjodhën të rrinin ballazi të përshëndeteshin me qytetarët për të hyrë në sallën e parlamentit dhe deputetët e Edi Ramës hynë fshehurazi nga hyrja e dytë e parlamentit. Ata mendojnë se duke e fshehur Ramën për 3 javë ne do harrojmë skandalin McGonigal”-u shpreh Zhupa.

Ora 11:10
Berisha del nga selia e PD, niset drejt parlamentit 1 orë me vonesë

 

Pothuajse me të njëjtin skenar nga protesta e shkuar, Sali Berisha ka dalë nga selia e PD një orë pas mbledhjes së protestuesve para Kuvendit. I shoqëruar nga bodigardët, ai po shkon në këmbë drejt parlamentit.

Ora 10:59
Topalli flet para protestuesve: Nikollën e paskan fshehur sot, jam e pafjalë! Në 3 dekada nuk ka ndodhur që të përjashtohet gjysma e grupit parlamentar nga Kuvendi

 

Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli teksa mbajti fjalën e saj para protestuesve të mbledhur para Kuvendit, tha se nuk kishte ndodhur kurrë që në 3 dekada të përjashtohet gjysma e deputetëve të një grupi parlamentar.

Ajo vuri në dukje edhe mungesën e Nikollës në krye të seancës dhe shtoi se gjatë kohës kur PD ka qenë në pushtet, nuk ishte rrëzuar kurrë një kërkesë e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor.

“Në 3 dekada, nuk ka ndodhur kurrë që të përjashtojnë gjysmën e grupit parlamentar në mënyrë që ai të ndihet i sigurtë kur të shkojë në parlament. Nuk ka ndodhur kurrë që të mos i përgjigjet kërkesës së opozitës për interpelencë. Nuk kan ndodhur krurrë të mos ngrihet një komision hetimor kur e ka kërkuar opozita.

Byroja ka pezulluar një ligj për komisionin hetimor. Jam e pafjalë! Gjatë këtyre vendimeve, Shqipëria ka vuajtur dhe është boshatisur si kurrë më parë. Pushteti i parasë bleu kryetarin e opozitës, blen këdo që mos të flasë. Vjen një moment kur njeriu thotë prit pak, ka momente në jetë kur njeriu ndihet i pafuqishëm por kurrë momente që njeriu të ndalojë së protestuari. Ky në 9 vite ka përzënë nga Shqipëria mbi 900 mijë shqiptarë, janë njerëzit tanë, janë fëmijët tonë që kanë marrë rrugët e botës. Kryetaren e Parlamentit e paskan fshehur sot. Ky që shikoni aty (Taulant Balla) ishte i pari që dilte me bilbil, për 3 muaj rresht, merrnin altopolantë dhe asnjeri nuk i ka nxjerrë nga parlamenti   ”-tha Topalli mes të tjerash.

Ora 10:46
Noka para protestuesve: Rama na ndalon të hyjmë në Kuvend se është në panik! I pashpresë, ka kthyer parlamentin në burg

 

Flamur Noka ka marrë fjalën para protestuesve që janë mbledhur para parlamentit duke e cilësuar Edi Ramën si “e zeza e Shqipërisë” që duhet të largohet nga posti i kreut të qeverisë. Teksa protestuesit e duartrokisnin dhe brohorisnin “Rama ik”, Noka thoshte se nuk mund t’ia hedhë këtë herë se nuk do e tolerojnë dhe do vijojnë me revolucionin.

“U ndaluam për të disatën herë të hyjmë në Kuvendin ku ju na keni votuar për të na përfaqësuar. Edi Rama, sot dhe gjithë këto ditë ka treguar se është në panik të tmerrshëm. Ai dhe kushdo tjetër në këtë tokë e di se ku ka shkelur ndaj paniku nuk e shpëton dot. Ai është nën panik, mendon se duke bllokuar zërin e opozitës, duke e kthyer parlamentin në burg që ruhet se ka urrejtje për fjalën e lirë, mendon se do ia hedhë. I ka bërë llogaritë gabim. Edi Rama është i pashpresë. Qytetarët s’mund të pranojnë që të kenë kryeministër McGonigalin. Shqiptarët e lirë s’mund të pranojnë që të kenë për kryeministër një njeri që për 9 vite ka punuar vetëm për të luftuar PD e opozitën shqiptare.

Ka luftuar çdo sekondë për të zhdukur opozitën. Ai është kapur duke korruptuar dhe shqiptarët kurrë nuk mund të pranojnë të kenë një kryeministër, një njeri që është i korruptuar se asnjë prej jush nuk e njeh korrupsionin. Ju jeni njerëz të lirë, të vlerave. Taksat e shqiptarëve janë vjedhur prej 9 vitesh. Ne i themi atij “uji i gamiles tënde po sos”. S’je më përfaqësues i joni se s’mund të pranojmë në krye të qeverisë një person të etiketuar si turpi i Shqipërisë e demokracisë. Zëri juaj është këtu. Askush s’do na ndalojë në këtë revolucion se nuk do të tolerojmë më. Vrulli i njerëzve të lirë do të të fshijë nga karrigia jote”, tha Noka.

Ora 10:42
Prej 40 minutash protestuesit i presin para kuvendit, Berisha ende në selinë e PD! Asnjë shenjë nga Meta

1676540072_WhatsAppImage20230216at10.29.02.jpeg

Ish kryeministri Sali Berisha ende ka dalë nga selia e PD-së për t’u bashkuar me protestuesit të cilët e presin prej 40 minutash para kuvendit. Po ashtu edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk është shfaqur ende në protestë.

Ora 10:34
Pamjet me dron, shumë pak protestues i përgjigjen thirrjes së Berishës për t'u mbledhur para Kuvendit

 

Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta e thirrur nga Sali Berisha para Kuvendit, ku duket një numër shumë i vogël protestuesish. Ndërkohë që ata janë mbledhur prej orës 10:00, as Berisha as Meta nuk janë ende pranë tyre. 

Ora 10:11
Mbështetësit e Berishës mblidhen para Kuvendit, disa qindra protestues presin ish kryeministrin

1676538078_Screenshot3.jpg

Ashtu si në protestën e së hënës, një numër i vogël qytetarësh, disa qindra persona i janë përgjigjur thirrjes së Sali Berishës për t’u mbledhur para Kuvendit. Me thirrjet “Rama ik”, “Rama në burg” dhe “Demokraci” qëndrojnë para parlamentit ndërsa presin Sali Berishën.

B.V//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 16/02/2023 19:12

    Doktornuk iken Rama nga dhuna jote flije mendjen Ka gabime ai ? Po ka .por ate e heq vetem vota ne zgjedhje.Ben gabime me te madh Kur thua se do ti shkosh ne Surrel.Nuk ke pune me vete personin .aTi brave keter demostrues dhe nuk te erdhi njeri tek shtepià ! Kujton se te kane frike .Jo hiqe nga mendjapor shqiptari ka kod nderi

    Përgjigju
  • Cubi: 16/02/2023 17:02

    Eh qyqari don te bej edhe revolucion. Po pse mos di ndonje gje ky se revoluconi behet me 10 burra????????????

    Përgjigju
  • denis: 16/02/2023 14:03

    Keta jane shpellaret e Sali NON GRATES.

    Përgjigju
  • Bujari: 16/02/2023 12:03

    O ju politikan te korptu po keni 30 vjet kuj do ja shisni mend po jepini ju llogari per te gjitha vjedhjet dhe krimet qe keni bere pastaj me radhe eshte kjo pune po ju e doni vetem zjar e tyme qe ju te rini rehat maskarenje o popull mos i degjoni se duan te ruajne veten e tyre dhe ne funde e ha populli si ne 97/ si 21 janari si gedeci e shume te tjera

    Përgjigju
  • Gentjan Gazi ÇFARKARRI [ ÇAFAJ ]: 16/02/2023 11:32

    O Shqiptar shikoni se çfar bën kryekrimineli fundërrin hajduti spiun i Sërbit sekretari i partis sali Bajga shikoni se çfar qenefesh sjell në Tiran sali wc. E ky monstër vazhdon ti bëj karshillik popullit të shum vuajtur Shqiptar. Po a ka burra Shqipria ? ? ? Që ti tregoin vëndin këti maloku wc sali fekales.

    Përgjigju
    • e drejta: 16/02/2023 12:12

      BRAVOOOOOOO

  • Arjani: 16/02/2023 10:46

    Mbështetësit e birishes jan, sali lusha funderrina, myftar lumneshi plehra, gezim sylaj hajdut makinash ne tiron ky i fundit vodhi makunen e motres sime, keta ka sal karaxhici

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja Xhixho: Dështimin e saj qeveria ia hedh TikTok-ut! Kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira (VIDEO)

Deputetja Xhixho: Dështimin e saj qeveria ia hedh TikTok-ut! Kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të lira (VIDEO)