Noka në 'Kontrast': Basha më kërkonte mua e Palokës të drejtonim protestat, pastaj na ‘shiste’ nëpër ambasada! Më 6 mars koalicion me LSI, asnjë aleat nuk shkon te Brava

Flamur Noka ka hedhur akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës mbrëmjen e së premtes në ‘Kontrast’. Përballë gazetarëve Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, deputeti demokrat tha se Lulzim Basha gjatë protestave të dhunshme të vitit 2019 e ka future në kurth atë vetë dhe Edi Palokën.

Sipas Nokës, Basha ua ngarkonte atyre drejtimin e protestave duke mos i ekspozuar njerëzit e tij besnikë. Noka vijoi më tej duke thënë se Basha më pas ankohej në ambasadat perëndimore sikur trazirat i organizonin njerëzit e Sali Berishës.

“Na kërkonte që protestat t’i drejtoja unë dhe Edi Paloka. Sa mbaronte protesta shkonte nëpër ambasada dhe thoshte shikoni, janë njerëzit e Berishës ata që i drejtojnë protestat. Lulzim Basha sot po të zbresë në çdo aeroport amerikan arrestohet. Edhe pse zonja ambasadore ka bërë çdo gjë të marrë vizë, po nuk mori vizë diplomatike arrestohet. Unë kam qenë ministër dhe i njoh këto faza. Ky pro amerikani i madh i vihen prangat. Ndërsa zoti Berisha që ky përpiqet ta paraqesë si gogol të Amerikës, nuk shkon dot. Por po të shkojë nuk ndodh asgjë” – tha Flamur Noka për ‘Report TV’.

Flamur Noka tha se grupi i Berishës do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit në koalicion me LSI por është ne negociata dhe më të tjerë aleatë. Noka tha se kandidatët e Grupit të Rithemelimit të PD do të jenë fitues në zgjedhjet e 6 Marsit. Deputeti demokrat deklaroi se është në kontakt të përditshëm me aleatët dhe direkt apo indirekt, ata do të mbështesin kandidatët e Berishës në zgjedhjet e pjesshme të 6 bashkive.

“Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me aleatët tanë dhe të gjithë direkt apo indirekt do të mbështesë kandidatët tanë. Ne nuk hyjmë kurrë në zgjedhje për të humbur. Atë mentalitet e ka Shoqata e Bravave. Ne do të hyjmë në 6 Mars për të fituar dhe do të fitojmë.  Ne jemi shumicë absolute në PD, e dinë shumë mirë të gjithë shqiptarët dhe të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Republikën e Shqipërisë” – tha Flamur Noka.

Deputeti demokrat shtoi se herët apo vonë selia e Partisë Demokratike do të ç’bunkerizohet pasi në 6 Mars Grupimi pro-Berishës të konfirmohet si shumicë me votat e shqiptarëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:31
'Pak burra janë gati të shkojnë në burg', Noka zbardh qëndrimin e Berishës për djegien e mandateve: S’e di a do keni këllqe ta mbani

Deputeti demokrat Flamur Noka ka kthyer sërish vëmendjen tek djegia e mandateve nga opozita, duke u shprehur se Lulzim Basha e bëri fakt të kryer pa e diskutuar më parë me strukturat. Për ‘Kontrast’ në Report TV, Noka zbuloi edhe qëndrimin e Sali Berishës.

“Unë kam qenë partizan i djegies së mandateve, ose më saktë të kërcënimit për djegie mandatesh, sepse Edi Rama po sillej totalisht në mënyrë jodemokratike me opozitën. Zoti Basha e ka deklaruar në media pa na thirrur ne së pari. Sali Berisha në mbledhje më paska thënë se çdo gjë duhet matur dhe menduar mirë. Djegia e mandateve është një akt që të mos prisni që ndonjë faktor ndërkombëtar t’ju mbështesë. Unë nuk e di a do të keni këllqe ta mbani. Do të zbatoj çdo vendim, tha Berisha, dhe iku. Kjo ka qenë deklarata e Berishës”, tha Noka.

Deputeti u shpreh se Lulzim Basha e ‘dorëzoi’ Sali Berishën pas presionit që i është bërë me dosjen për lobimin rus në SHBA. Ai tha se shumë në Partinë Demokratike nuk kanë qenë fare në dijeni të lobimit në fjalë.

“Shumë pak burra janë të gatshëm të përballen me burgun. Kur i është tundur ajo kartë… Sepse ne nuk besonim fare te çështja e Nick Muzin dhe nuk dinim gjë fare. Edhe Sali Berishës kur i ka vajtur dosja. Jam i bindur që s’e ka hapur fare dhe ka thënë se nuk beson në të” – tha Flamur Noka në ‘Kontrast’.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore

‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore