Nominimet për çmimin Grammy 2018, pretedent "4:44" i Jay-Z
Janë nominuar albumet muzikore më të zgjedhura për çmimin e madh Grammys 2018. Lind pyetja kush do të fitojë pas nominimeve për kategoritë kryesore në industrinë e muzikës. VIDEO
Janë nominuar albumet muzikore më të zgjedhura për çmimin e madh Grammy 2018. Lind pyetja kush do të fitojë për kategoritë kryesore në industrinë e muzikës. The Guardian shkruan se mundet të fitojë Jay-Z që është përzgjedhur në kategoritë kryesore me albumin e tij të 13-të?
Por a do të humbasë Despacito? Dhe a mund t'i sfidoj djemtë repistë të Cardi B-së. Këto janë pyetjet që lindnin deri në garën finale.
Albumet e vitit për çmimet Grammy janë përzgjedhur: 1.Awaken, My Love! e Childish Gambino 2.4:44 e Jay-Z 3.Damn e Kendrick Lamar 4.Melodrama e Lorde 5.24K Magic e Bruno Mars
Kjo është hera e parë që Jay-Z është nominuar për këtë çmim, me albumin e tij të 13-të, dhe kështu ai sfidon Sam Rockëell-in “Por atij i duhet të bëj një betejë titanike kundër Damn-it të Kendrick Lamarit”, shkruan “The Guardian”. Jay është gjithashtu një ikonë e industrisë së muzikës amerikane dhe është shpërblyer jo pak me trofe të mëdha.
Pretendentë për çmimin final është edhe Kendrick Lamar. Me këngën e saj plot zbukurime dhe karizmin edhe Lorde ka shans të fitojë, por ndoshta ajo do të përballet me sfidën “Zgjohu, dashuria ime!” të Gambinos, i cili me plastikën mund të jetë një fitues i denjë. Të nominuar mes një liste të gjatë të muzikës rep e pop janë edhe Lady Gaga, Pink e Ed Sheeran.