Zëvendëskryeministri serb Aleksander Vulin, pohoi në një intervistë në Rusi se Serbia dhe Rusia po bashkëpunojnë kohët e fundit për të ndalur protestat masive në vend. Ai foli për Ria Novostin të cilës i tha gjithashtu se Serbia nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO. Bashkëpunimi i inteligjencës së të dy vendeve sipas Vulin po zhvillohet për të luftuar implementimin e një revolucioni me ngjyra.
“U jam shumë mirënjohës shërbimeve ruse të sigurisë që na kanë mbështetur përherë në luftën tonë kundër revolucioneve me ngjyra, kryesisht me informacion”, tha Vulin.
Në intervistën për Ria Novosti, Vulin akuzon se shërbime perëndimore po financojnë dhe organizojnë revolucionin që lëviz nëpërmjet protestave të vazhdueshme në Serbi.
Vulin i cili vizitoi Moskën këto ditë, u shpreh gjithashtu se Serbia nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO, pasi Serbia do të ruajë neutralitetin e saj. Intervista e Vulin vërteton dhe pranon hapur, ndikimin rus në Serbi dhe klasën politike të saj.
Qeveria në Serbi akuzohet madje se në protesta ka përdorur metoda të rënda për shperndarjen e tyre, siç është rasti me topi zanor sonik, përdorimi ose jo i të cilit mbetet një mister.
Mazhoranca qeverisëse serbe, po përballet me protesta që nisën pas vdekjes së 16 personave në stacionin e trenit në Novi Sad. Që prej nëntorit të kaluar, ato kërkojnë që mazhoranca e Vuçiç të mbajë përgjegjësi penale dhe politike për korrupsionin e qeverisjes së saj.
Së fundmi, opozita parlamentare propozoi një qeveri tranzicioni 9 mujore që të çojë vendin në zgjedhjet të parakohshme dhe besueshme.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.5%
-
Jo
25.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 670
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
500 bashki nga i gjithë Ballkani do të përfitojnë WiFi publik falas, aplikoni deri më 28 prill
28 Mars, 19:15
-
Pas protestave masive të studentëve, Vuçiç: Kërkesat e tyre janë plotësuar të gjitha! Negociatat për qeverinë e re nisin javën e ardhshme
28 Mars, 14:25
-
Shefi i NATO-s paralajmëron Rusinë: Do ketë reagim 'shkatërrues' nëse sulmoni Poloninë
27 Mars, 22:18
-
Mosmarrëveshjet e vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë për vizitat zyrtare
27 Mars, 18:55
-
BE: Në këtë fazë s’ka para-financim për Kosovën dhe Serbinë nga Plani i Rritjes, Shqipërisë iu ndanë 64.5 milionë euro
27 Mars, 15:36
-
Kos: Shqipëria mbyll negociatat me BE në 2027! Serbia anëtare, kur të forcohet sundimi i ligjit e lufta kundër korrupsionit
27 Mars, 10:51
-
Kenia njohu pavarësinë e Kosovës, reagon Serbia: Shkelje e kartës së OKB, akt armiqësor ndaj nesh
26 Mars, 22:21
-
Shefi i NATO-s mesazh SHBA dhe Evropës: Nuk është koha për të ecur vetëm
26 Mars, 21:05
-
Rutte: Katër ushtarë amerikanë kanë vdekur në Lituani, pas stërvitjeve
26 Mars, 19:20
-
Shefi i NATO-s paralajmëron Putinin: Çdo sulm ndaj vendeve anëtare të aleancës, do të përballet me reagimin tonë shkatërrues
26 Mars, 17:34
-
Rritet numri i viktimave nga zjarri në një azil në Serbi, ndërrojnë jetë tre gra që ndodheshin të shtruara në spital
26 Mars, 15:51
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Vizitën e ministrit serb Llonçar e ndaluam për shkak të refuzimit të vajtjes së Çekut në Preshevë
26 Mars, 15:51