Më 19 maj të 2021-shit, sekretari i atëhershëm i shtetit Antony Blinken e shpalli “non grata” Sali Berishën, bazuar në një dosje me prova për përfshirjen e tij në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen.
5 vite më pas, Berisha ka mundësinë të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një vendim që do të shënjonte një fitore të rëndësishme për të, duke qenë se prej shpalljes non grata, selia e PD-së ishte zonë e ndaluar për të gjithë zyrtarët e rëndësishëm amerikane që kanë vizituar Shqipërinë.
Kjo ishte një pasojë e pashkruar e shpalljes non grata të Berishës për veprimet e tij korruptive. Nga 2021-shi zyrtarët e kanë shmangur e kreun e PD-së, duke takuar përfaqësues të tjerë të partisë, por asnjëherë Berishën, i cili damkën non grata, e kishte edhe në evente të ndryshme të ambasadës amerikane në Tiranë, për të cilat, asnjëherë nuk e pati një ftesë, dhe me gjasë, as nuk do e marrë.
Edhe vetë Berisha e ka të qartë, se vendimi i DASH (të enjten e 11 qershorit 2026) është vetëm një përjashtim ndaj ndalimit për të hyrë në SHBA, dhe jo me fshirje e akuzave të rënda të Departamentit të Shtetit.
Kur u pyet nga gazetarët gjatë një konference nëse “SHBA-ja ka hequr edhe etiketimet në atë kohë si minues demokracie dhe korrupsion madhor?”, Berisha u përgjigj: “Departamenti i Shtetit deklaroi: se Sali Berisha mund të hyjë në Shtetet e Bashkuara, dhe ky vendim është marrë për interesat e Shteteve të Bashkuara. Pikë”.
Vendimi i DASH që prek në fakt vetëm vizën për në SHBA, është jo rastësor, Berisha pranoi për herë të parë se ka lobuar për të ndikuar këtë vendimmarrje.
Pyetje: “Lejimi i juaj dhe familjes suaj për të shkuar në Shtetet e Bashkuara, është produkt i lobimit?
Sali Berisha: Është një produkt në përputhje të plotë me ligjet që kanë Shtetet e Bashkuara.
Anesti Bajramemaj: Keni lobuar apo jo?
Sali Berisha: Mund të bësh çdo përpjekje ti, po në qoftë se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara e konsiderojnë jo të përshtatshme për vendin e tyre, çdo gjë përfundon në hiç.
E vetmja pikëpyetje që ngrihet tashmë, është se sa ka paguar Sali Berisha për lobimin, një aktivet i rregulluar me ligj në SHBA, përmes të cilit fitoi vetëm vizën, të cilën siç tha, nuk duket se do ta shfrytëzojë së afërmi.
"Unë do shkoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por do ta koordinoj me miqtë e mi udhëtimin. Tani për tani fillon një periudhë pushimesh" tha Berisha.
Komente








Maskara, flliqsire, qenef. Ti ske skrupull per te pasuruar familjen tende me rrenje serbe. Ptu, qen.
Përgjigju