Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë lënë pas gjithçka dhe kanë vendosur t’i kalojnë bashkë disa ditë pushimesh dimërore.

Arsyeja kryesore është vogëlushja e tyre Rene e cila po argëtohet me prindërit e saj në malet me borë të Banskos në Bullgari.

Roberti ishte me vajzën me pushime, por këtyre të fundit u është bashkuar edhe Nora.

Fotot dhe videot teksa bëjnë ski janë publikuar në profilet e tyre në  Instagram.

Nuk dihet nëse çifti janë kthyer përsëri bashkë apo janë me pushime për shkak të vajzës së tyre të vogël.

Postimi i Robertit